Image associéeGjenevë, 14 maj -Në Zvicër, rreth 8.000 persona jane në burgje. Nga ky numer mbi 5000 janë të huaj. Me rritjen e numrit te migracionit ne Zvicer pa dyshim peshte rritur edhe krimi i organizuar. Zvicra ka një të katërtën e të huajve në popullsinë e saj, prej te cilëve gati tre të katërtat e të burgosurve janë të huaj. Keshtu per shembull derisa ne vitit 2016 ne burgjet zvicerane ishin rreth 1500 shqiptare, sivjet ky numer ka arritur mbi 2000 sish?!, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

 

Keta tre mijë shqiptar aktualisht ne burgjet zvicerane jane shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përfshirja e tyre, kryesisht të qytetarëve nga Kosova, në krime të ndryshme në Zvicër është shqetësuese. Pothuajse çdo jave arrestohen se paku nga 20-30 shqiptarë ne Zvicër.

Si eshte e mundur Zvicra me 300 mije shqiptare me 2.500 te burgosur shqiptare, kurse Kosova me dy mlionë banore vetem me 1600 te burgosur?!

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë”  duke ju referuar burimeve te Policise Federale ne Zvicer ka mesuar se te denuarit shqiptare nepër burgje jane arrestuar për shitje droge, për vrasje, vjedhje si dhe krime tjera. Numri me i madh i te brugosurve ne Zvicer jane ne kantonin e Gjenevës, pastaj ne ate te Cyrihut, kantonin Vaudit (VD), i katerti vjen ai i Bernës (BE) etj..

Numri i e burgosurve shqiptare ne Zvicer eshte dyfishe më shume se ai ne Kosovë. “Në Kosovë janë rreth 1600 të burgosur të dënuar për vepra të ndryshme penale, apo marrë në përqindje, rreth 1 për qind e popullit rezidente të vendit.” thuhet ne raportin e funit te policise kosovare.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë arrestuar dhe trajtuar mbi 2 mijë dosje shqiptare nga Kosova për krime të ndryshme. “Përkundër rënies së krimit të organizuar, numri vjedhësve vijon të paraqitet në shifra shqetësuese, sidomos në kantonin e Gjenevës”, ka deklaruar shefja e Policisë së Gjenevë, Monica Bonfanti.

Patriot në burg ?! Mburrje apo njollosje e flamurit nëper burgjet e Zvicrës ? 

Nga 1 tetor i viti 2016 Zvicra ka nisur te dëbojë të gjithë të huajt të cilët janë ngarkuar me shkelje të rënda ligjore, si vrasje, tentim vrasjesh, dhunime, grabitje dhe për procedime tjera ku janë dënuar me mbi një vjet heqje lirie. Sipas ligjit ata duhet të dëbohen nga vendi i alpeve së paku pesë vjet dhe më së shumti 15 vjet. Në rast se shkeljet përsëriten atëherë ata do dëbohet për 20 vjetët e ardhshme.

“Në mesin e të arrestuarve në burgjet e Gjenevës janë kryesisht persona të akuzuar për vjedhje, të ardhur sidomos nga vendet e Ballkanit, si nga Serbia, Kosova, Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, ka edhe nga Afrika dhe vendet tjera sllave si Rusia, Gjeorgjia etj..” thone policia kantole e Gjenevës

Numri i të burgosurve në Zvicër është rritur me 50% në tridhjetë vjet, sipas të dhënave të lëshuara të martën nga Zyra Federale e Statistikave. Shkalla e të burgosurve për 100 000 banorë është rritur nga 70 në 1988 në 82 në vitin 2017.

Një studim i Zyrës Federale të Statistikave shqyrtoi evoluimin e popullsisë së burgjeve gjatë 30 viteve të fundit. Midis 1988 dhe 2018, numri i të burgosurve shpërtheu: + 50%. Një në katër është Zvicra, 31% janë të huaj me vendbanim në Zvicër.

Sipas të dhënave të policisë në burgjet zvicerane, që janë mbi 30 sot, sot janë mbi 3000 të burgosur shqiptarë, kryesisht nga Kosova të cilët vuajnë dënimet në këto burgje.
“Vetëm në burgun e Gjenevës, në mesin e 500 të burgosurve, gjsdma e tyred jasne na ballkani, kurse mbi 100 janë shqiptarë, ka deklaruar per “Presheva jone” drejtori i burgut “Champ-Dollon”

Shqiptarët nga Shqipëria kryesisht arrestohen për shitje të drogës, ndërsa shqiptarët nga Kosova  për krime të tjera, kryesisht vjedhje banesash dhe ambientesh të tjera publike. Sipas autoriteve zvicerane, nuk kalon ditë pa u arrestuar një shtetas shqiptar. Nese sot ne Zvcer paskemi dy mijë shqiptarë nëpër burgje, dënime për drogë e vjedhje, pjesa dermuese tyre janë azilëkërkues apo posa të ardhur nga Kosova. Çka don të thote në mënyrë indirekte se Kosova eshte e papune dhe e pa perspektivë, viteve te fundit po prodhon kriminelë?!,  shkruan agjencia e lajmeve, “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Prokurori zviceran, e ka cilësuar Shqipërinë si një vend i zhytur në korrupsion dhe ku krimi i organizuar është në nivele të larta. “Shqiptarët, përkundër të mirave, kanë dhe të zezat e tyre”, ka thënë prokurori Bertossa.

“Shqipëria është një Kolumbi evropiane”. Kështu ka deklaruar prokurori i Gjenevës Yves Bertossa për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër, duke folur për integrimin dhe imazhin e shqiptarëve në kanton dhe Zvicër. Ai ka shtuar mes të tjerash se autoritetet shqiptare, duhet të marrin masa për të pasur një imazh sa më të mirë të vendit, e cila do të reflektonte edhe në vendet e tjera të Europës.

Prandaj, autoritet e Shqipërisë dhe Kosovës, vende këto të zhytura në korrupsion dhe krim të organizuar, duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër kësaj dukurie, kur dihet se ne Berne, Gjeneve e Zurish kane se paku 10 ambasada e konsulata shqiptare nga Shqiperia, Kosoasva e Maqedonia te cilat duhet te bjene me shume për kthimin e imazhit jo vetëm në vendet e tyre, por në përgjithësi edhe tek shqiptarët në Zvicër e diasporë. Kjo sepse Kosova ashtu dhe Shqipëri, si vendet tjera ballkanike kanë nevojë sot më shumë se kurrë për demokraci, funksionim te shtetit juridik dhe për integrim evropian.

SHPËRNDAJE