Berne, 21 maj -Trendi i migrimit të të huajve në Zvicër, në veçanti i atyre nga vendet e BE-së dhe EFTA-s është në rënie e siper. Agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvcer ka mesuar nga burimet zyrtare nga SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion) se vitin e kaluar 2017 ka pasur 20% më pak se një vit më parë, qytetarë nga BE dhe EFTA që kanë ardhur për të jetuar në Zvicër Megjithëkëtë, numri më i madh i të huajve me qëndrim në Zvicër vazhdon të jetë ai i shtetasve gjermanë, italianë dhe portugezë. Pas tyre radhiten francezët ndërsa të pestët janë kosovarët.

 

E pa besueshme, por e vertete: Rreth 500.000 kosovare me pasaporta serbe ne perendim?!.. Kosovarët “konvertohen ne serbë” se paku me letra, për të punuar në Zvicër në të zezë (legalisht)

Zvicra aktualisht numeron  8’236’600 banorë, prej të cileve 23 per qind jane te huaj. Kur flasim për te “huajt” ketu jane pershire edhe 211 300 shqiptare vetem nga Kosova, duke mosperfshire ketu ata nga Maqedonia (40 mije), te Presheva (10 mije) apo ata nga Shqiperia (1500).  Kur e permendim shifren prej 210.000 kosovare ne Zvicer, ketë shifer e japin edhe vete autoritetet helvetike (“En Suisse, les groupes les plus importants étaient les Italiens (307 700) et les Kosovars (211 300)…” Keto shifra i kane konfrimuar agjencisë se lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicer edhe zyrtaret nga Zyra Federale për Statistika ne Neuchetel.

Zyrtaret nga Sekretariati Shtetëror për Migracion se fundit pert agjenmcine erlajemeev “Presheva jonë” kane deklaruar se  “numri i shtetasve Kosovës me qëndrim në Zvicër në fund të vitit 2017 ka qenë 112.109 persona, ose 5.5% nga numri i gjithmbarshëm i të huajve në këtë terrioption helvetik. Këtu bëhet fjalë për shtetasit e Kosovës, qe nuk bëjne pjese ata kosovarë që posedojne nënshtetësinë zvicerane as ata që ende e kanë pasportën serbe. Nuimri i ketyre te fundit eshte ende shume i madh.

Kosovari duke puthur pasaporten serbe: Per mua ishalla nuk behet liberalizmi i vizave kurre ne Kosove, une e kam zgjidhur kete problem!

Agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicer ka mesauar se pas nente vitesh  nga pavarësia e Kosovës, në kete vend jetojnë mbi 100 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ende kanë pasaportën e Serbisë. Mbeten në nivel të supozimeve shifrat që flasin për rreth 300 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Por numri i sigurt i tyre eshte 250.000 pa kurrefare dilemash. Nesae 100 mije kosvare qenkan ne Zvcer me pasapoerta serbe, sigurisht mbi 500.000 kosovare sot mbajne ende pasaporta serbe ne perendim, nese kemi parasysh vewtem ne Gjermani jane rreth 400 mije kosovare apo mijera tjere ne Belgjike, France, Austri, Itali…

Sikur gjithe shqiptaret e Kosovës ne Zvicer (rreth 250.000) do t’i kishin sot pasaportat e Republikës së Kosovës pas nente vjetësh pavarësie, sigurisht Berna zyrtare kosovarët do ti radhiste në rangun e parë të emigrantëve dhe jo të tretin, pas portugezëve dhe italianeve, kane deklaruar për agjencinë  e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicer  autoritetet helvetike ne Bernë.

Njeri nga kosovaret qe posedon pasaporte serbe per agjencine e lajemeve “Presheva Jonë” duke e puthur pasaporten serbe ka deklaruar se “mua s’eshte kah ma ndien per liberalizimin e vizave ne Koasovë. Per mua ishalla nuk behet kurre. Une e kam zgjidhur kete problem qysh vjet. Shqyr tash e kam pasaporten serbe. Pse thone  parja e qon ujin te nalt. Jo veq ujin, po edhe mua me ka qua nga Prishtina ne Zvicer. Shyqyr sot punoj dhe po ushqej femijet e mi me bukë..”

Se eshte aq e dashur, e  kerkuar eshte pasaporta serbe nga kosovaret deshmojne edhe radhet para mabasadave e konsulatve serbe ne vendet e BER-së duke pritru qindra kosovar per te siguruar nje pèadsaporte Serbe. Madje sipas gazetzave zvcerane, nje shqiptar i Kosoves per ta siguruar nje pasaporte serbe kane dhuruar nga 3000 deri 7000 e 8.000 euro. Kosovaret kete e bëjne nga kriza ekonomike, skamja dhe papunësia e madhe te cilet te deshpruar, nuk shofin perspektive. Ata, sikur baballaret e tyre dikur ne kohen e  Mikloshevicit, te vetmen zgjidhje e kane te marrin valigjet dhe te largohen nga vendi i tyre, te dalin ne Zvcer apo kudo ne perenim me shpresë te punojne në të zezë sa per te fituar kafashten e bukes.

Numri i shqiptarëve në Zvicër, po të merren parasysh edhe ata të Luginës, Maqedonisë dhe të Shqipërisë, do të ishte dukshëm më i madh. Thene shkurt sot ne Zvicer jane mbi 300.000 shiptarere, duke mos llogaritur ata ilegal. 

SHPËRNDAJE