Vlora dhe shqiptarët përmes një Akademia përkujtimore kujtojnë Ismail Qemalin- themeluesi i shtetit të parë shqiptar” në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës Labë

 

Vlorë, 26 janar/ AIK-Presheva Jonë

Intelektualë dhe qytetarë të Vlorës bënë dje homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit. 24 janari shënon 167-vjetorin e lindjes dhe 92-vjetorin e vdekjes së një prej figurave më të rëndësishme historike të Shqipërisë. Kryebashkiaku Gjika, shoqëruar nga drejtues të tjerë në nivel lokal, drejtues të universitetit “Ismail Qemali”, përfaqësues të shoqatave, shoqërisë civile, historianë, intelektualë kanë vendosur kurora me lule, duke u përulur me nderim para kësaj figure simbol për kombin tonë. Kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, përkujtimi i Ismail Qemalit, në ditën e lindjes dhe vdekjes së tij, ka sjellë trajtimin historik dhe shkencor të kësaj figure historike në “Akademia përkujtimore Ismail Qemali- themeluesi i shtetit të parë shqiptar” në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës Labëria.

SHPËRNDAJE