amnanvuciiccBernë, 22 qershor (Nefail Maliqi) -Presidenti i Zvicra Johann N. Schneider-Ammann ka takuar në Berne kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Serbisë Aleksandar Vucic për një takim pune, ku teme bisedimesh pos zhvillimeve ne Serbi ishte edhe Kosova dhe te drejtat e njeriut ne Serbi, sidomos ne Luginen e Preshevës , njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

 

Vucic në Bernë kerkon nga Zvicra (jo anëtare e BE-së)  mbështeje në anetraeismin e  Serbisë në BE-së

Lidhur me takimin ne fjalë Eric Roymanne, shef per informim nga kabineti  i presidentit zviceran  për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicer  ka deklaruar  se “ne takimit e mbremshëm mes presidentit tone z.Schneider-Ammann me kryeminstrin serb Vucic pos temava mbi bashkepunimin mes dy vendeve dhe zhvillmeve ne Serbim eshte biseduar edhe per situtën ne Kosovë, ku qeveria zvicerane  mbështet dialogun e Brukselit mes ketyre dy shteteve i cili proces duhet te vazhdojë për zgjdhjen e problemeve fqinjësore.” Po ashtu sipas z,Roymann, presidenti helvetik me Vucicin kanë biseduar edhe për te drjtat e njeriut ne Serbi, ne Luginen e Preshevës, nga i cili rajon vijne mijera migrant te cilet sot jetojne dhe veprojne në Zvicër.

 

Gjatë ketij takimi kryetari i Konfederatës theksoi zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve bilaterale dhe ekonomike mes dy vendeve, sidomos në fushën e eksporteve dhe investimeve direkte nga Zvicra dhe Serbi. U diskutua po ashtu edhe mbi sfidat e digjitalizimit.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe avantazhet e një sistemi arsimor të diferencuar, kryeministri serb Vucic dëshiron qe ne te ardhmen në Serbi te ket zhvillim  dhe nje trajnimi profesional. Ata përshëndetën mbarëvajtjen e një projekti të përbashkët në këtë fushë në Serbi.

Vucic në Bernë ka kerkuar ndihme nga Zvicra qe ta mbështese Serbine ne rrugen e saj drejt anëtarësimit ne BE-së kjo kërkesë e Vucicit u prit me humor nga gazetarët ne Bernë, kur dihet se vetë Zvicra nuk është anëtare e BE-së.

 

SHPËRNDAJE