Në këtë shënim të vitit të 100 të Pavarësisë së Shqipërisë morën pjesë qytetarë të shumtë nga rajoni i Luginës së Preshevës.
Preshevë,19 korrik

Avni Isufi

Për nder të 100 vetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ,sot në Preshevë është mbajtur manifestim solemn me ç’rast u mbajt akademi solemne. Pas intonimit të himnit kombëtar,fjalën përshëndetëse në akademinë solemne e mbajti kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa,i cili elaboroi rëndësinë e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe bëri një vështrim situatës aktuale në momentet e pikërishme në hapësirën gjithëshqiptare. Ndërkaq lidhur me historikun e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u lexua edhe një referat i përgatitur nga dr. Isuf Ameti,historian,i cili në hollësi përshkroi gjendjen e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike shqiptare kudo që ekzistojnë,me theks të veçantë për pozitën diskriminuese të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Të pranishmit në këtë akademi solemne i përshëndetën edhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal si dhe të partive politike. Në këtë shënim të vitit të 100 të Pavarësisë së Shqipërisë morën pjesë qytetarë të shumtë nga rajoni i Luginës së Preshevës. Gjatë këtij manifestimi u shfaq edhe një program kulturor e artistik me motive atdhetare që kishin të bënin për historinë e lavdishme të popullit shqiptar në përgjithësi.
SHPËRNDAJE