Për dallim nga protestat e mëhershme sot në Preshevë ishte një prezencë e jashtëzakoshme jo vetëm e përfaqësuesve ndërkombëtar si dhe organizata joqeveritare (ONG) të akredituara në Beograd por edhe media të shumta sikur ato shqiptare edhe nga radhët e kolegëve serbë dhe të huaja që kishin ardhur enkas nga Beogradi, Vranja e gjetiu për të ndjekur protestën e sotme të shqiptarëve në Preshevë. njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
Preshevë, 21 shtator / AIK-Presheva Jonë
Këshilli Organizativ i protestës, ashtu siq kishte paralajmëruar sot ka mbajturur protestëne aradhës në Presdhvë me moton: “Beogra, STOP DISKRIMINIMIT të shqiptarëve në Luginën e Preshevës !..” Protesta e sotme në Preshevë, përkundër shiut të madhë, ishte masovike thujase sikur në ajo e fundit në Bujanoc., ku morën mbi 10 mijë shqiptarë nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.
BEOGARDI SE KA DREJTË TË MBAJË LUGINËN E PRESHEVËS, SI TERRITOR MË I DISKRIMINUAR NË EVROPË !
Pasi, u lexua deklarata e përbashkët e subjketve poltike para masës së amdhe, mijëra ptotestues shqiptarë të cilët mbanin flamujt kombëtar si dhe ata të SHBA-ve dhe BE-së, defiluan rrugëve të qytetit të Preshvës duke borhoritur dhe me afishe me duar ku dnëhej diskminimi dhe poltika antishiptare serbe, me këto shkrime : “Duam libra”, “Duam flamurin”, “Duam univesritet”, ”hapni vende të reja të punës”, « duam universitet », “stop largimit të rinisë”, “ndal vrasjet e politikajve dhe biznismenëve !”, “Stop burgosjet e montuara poltike” “Lironi tË burgosurit politik” ! «We need booksin albanian »…ishin këto vetëm disa parulla që arritëm t’i veqiojmë që demonstruesit ose i kishin shkruar në afishet e tyre apo i brohoritnin ato here pas here pas cdo fjalimi të liderëve para protestuesve…ishin këto vetëm disa parulla që arritëm t’i veqiojmë që demonstruesit ose i kishin shkruar në afishet e tyre ose i brohoritnin here pas here. Mrashi i nisur nga sheshi Skender në afërsi të shkollës së mesme kaloi përballë polcisë së Preshvës dhe rrugës kyresore drejt qendrës defiluan deri tek komuna e Preshevës.
Në protestën e sotme në Preshevë ishin tubuar rreth 7 mijë shqiptarë, kryesisht studentë, nxënës, professor, intelektual e përfaqësues të partive politike dhe asociaione jo qeveritare që veprojnë në Luginën e Preshevës. Protestues të sotëmn ishin jo vetëm vendasit por edhe shqiptarë tgë Arthur nga karadaku i Preshevës (në kufi me Kosovën) nga Bujanoca, Medvegja madje edhe shqiptarë nga Beogradi të ardhur enkas pë këtt demonstratë për të ngrituzr zërin kundër politikës serbe antishiptare që po ushtron regjimi me vitet të tërfa mbi shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës.
INTERESIM I MADHE I MEDIAVE TSERBE DHE TË HUAJ NË PORTETËNE SOTME NË PRESHEVË !
Të pranishëm në protestën e sotme masovike ishin Riza Halimi, kryetar i PVD-së dhe deputet gjithpopullor në Beograd, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Besim Abdyli, kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, Florim Sahiti nënkryetari i Komunës së Medvegjës, Orhan Rexhepi, kryetar i KKSH-së, Sender Destani kryetar i BDL-së, Jonuz Musliu, kryetar i kuvendit të Bujanocit dhe kryetar i LPD-së, Nagip Arifi, kryetar i PD-së, përfaqësues të OVL të UCPMB-së, Belgzim Kamberi, kryetar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejatve të Njeriut në Luginën e Preshevës si dhe shumë përfaqësues tjerë politike dhe të organiazave joqveritare (ONG) si dche vëzhgue sndërkombëtar në Luginë dhe Serbi.
Në fund të kësaj protest sikur z.Riza Halimi (PVD) deputet gjithpopullor në Beograd ashtu edhe z.Galip Beqiri kryetar i Këshillit Shqiptarë në Luginën e Preshevës i deklaruan agjencisë informative “Presheva Jonë” se ” protesta e sotme ishte e qetë dhe masovike ashtu siq e kishim pritur. Besojmë se jo vetëm regjimi i Beogrdait por edhe faktori ndërkombëtar është i alarmuar me atë se cfarë po ngjet viteve të fundit si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc e Medvegjë, ku shqiptarët etnik të ketyre trevave janë bërë viktimë e diskriminimit dhe shkeljeve flagrante tëtë drejtave elementare jo vetëm kombëtare por edhe e të drejtave për jetesë dhe perespektivë është privuar..”…Ndërsa z.Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe dr.Skender Destani (BDL-së) për agjencinë tonë u shprehën se protesat në fjalë kishte për qëllim jo vetëm për të shprehur mllefin ddhe pakënaqësinë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës me regjimin aktual, por edhe për të sensibiluar krizën politike dhe atë ekonomike, sociale që ka kapluar viteve të fundit popullatën shqiptare në Preshevë..
Për dallim nga protestat e mëhershme sot në Preshevë ishte një prezencë e jashtëzakoshme jo vet