Sot në orët e hershme të mëngjesit, pikërsiht në ora 6 e 10 minuta te mëngjesit të gjith banorët e barakës u desht të dilnin jasht sajë për të shpëtuar nga zjarri. Fëmijet gati te zhveshur e qanin. Mori flakë nga rryma kështu edhe filloi të digjet shtëpia e Besnikut pastaj e familjeve  tjera qe ishin te strehuar te vendi i quajtur barakë afër policisë., njofton agjencia informative « Presheva Jonë »

 

Preshvë, 30 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Edhe pse shumë afër  zjarrfikësave, jo më larg se 20m ata u detyruan të presin gjysëm ore për të filluar ta fikin shtëpinë që po ju digjej. Një banor i kësaj shtëpie me lot në sy, me tha: “Shyqyr e nxjerra Kur’anin, ia dhash motrës time e cila kishte bërë më të hatme”.  Nuk ishte faji i zjarrfikësave, pasi ata nuk guxonin ta mbushnin rezervuarin me ujë, sepse do të ngrihet. Kështu që, është dashur të shkojnë ta mbushin, e më pas të kthehen në vendin e ngjarjes. Faji gjithmonë mbetet jetim, mirëpo prindër të këtij jetimi padyshim janë ata që asnjëherë nuk ndanë fonde dhe nuk krijuan kushte për këtë sektor të sigurimit dhe shpëtimit.

Tani atyre iu duhet strehim, le t’i bëjnë çare ata që nuk i bënë çare kur kishte mundësi të fikej në hapat e parë të zjarrit, e zgjati shumë më tepër. Nëse nuk kanë patur mundësi të vjedhin në fondet e zjarrfikësave, le të provojnë të iu gjejnë zdhidhje këtyre familjeve, ndoshta aty ka mundësi të vjedhin me ndonjë tender. E ata për këtë punë ia dine shumë mirë rendin.

/Granit Ajdini/

SHPËRNDAJE