Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka demantuar raportime te sotme të bëra në mediat serbe, për një sulm të armatosur të disa shqiptarëve në një fshat të Kurshumlisë në Serbi. Ne prag te vizites se Vucicit ne Medvegjë mediat serbe me spekulime, veq sa nuk e nisen luften Kosovë-Serbi. Por, policia serbe e demantoi ato, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Do theksuar se nuk eshte kjo hera e pare qe polica apo MUP-i serb demanton mediat e Serbise per spekulime apo dezinformata duke shrkuar here për gjoja u “kapen arme ne Luginene Preshves”, per kyrtengritje te shiptareve ne Lugine” apo “UCK po hyne ne Boegrda” ?!

Sipas tyre në polici nuk është raportuar asnjë rast i tillë. Mediat serbe shpesh marrin lajme nga “Presheva Jonë”, por edhe ne ata, ama athere kur jane te verteta. Sikur te ishte ky lajm i veretete, sigisht do ta kishte botuar edhe “Presheva Jonë” sepse Kosova as Serbia nuk jan Austarli, prfandaj nje pordh me ndodhe, degjohet menjehre ne akter anën. Por ajo sishte as prodhe as fende, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” due shtuar se mediat duhet te hedhin uje ne flake,  e jo barut!..

Policia e Serbisë demanton mediat atje: S’ka pasur grupe shqiptarësh të armatosur në Kurshumli (Policija: Nije bilo upada u kuršumlijsko selo)

“Në Polici nuk është raportuar ndonjë sulm i tillë i njerëzve të armatosur në territorin e Serbise nga territori i Kosovës. Por patrulla e policisë ka zhvilluar një patrullim të rregullt në rajonin e fshatit të Rastelicës dhe ka konstatuar se disa nga shtëpitë të pabanuara ishin vandalizuar. Vlen të theksohet se bëhet fjalë për shtëpi në të cilat nuk jeton askush. Policia menjëherë ka njoftuar pronarët se janë vjedhur zinxhir, sharrë elektrike dhe disa mjete të ndryshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së brendshme të Serbisë.

Për këtë rast thuhet se është njoftuar edhe prokuroria, dhe se janë marrë të gjitha masat rreth një ngjarje të tillë.

Ishte televizioni serb ‘Tv Prva’, që publikoi i pari pretendimet për një sulm të disa shqiptarëve të armatosur në fshatin Rastelica të Kurshumlisë.

Ai raportim më pas u pasua nga një tekst tjetër i ‘novostit’, ku u tha se ata nuk kishin sulmuar gjithë fshatin, por kishin shtënë vetëm në drejtim të një personi.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë këto dy raportime po dalin të jenë të pa vërteta.

SHPËRNDAJE