Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se stadiumi i KF Vjosa shumë shpejtë do të marr pamje të re. Ademi përmes një postimi në Instagram ka theksuar se ka filluar realizimi i një projekti të ri, si dhe shtoi se FFK është duke punuar në përmirësimin e thellë në fushën e këtij stadiumi, për kushte më të mira të futbollistëve.

“Një tjetër projekt ka filluar të realizohet. Stadiumi i KF Vjosa së shpejti do të pësojë një transformim të madh dhe ne jemi krenarë të ndajmë këtë moment të rëndësishëm me komunitetin e futbollit në Shtime dhe më gjerë”.

“Federata e Futbollit e Kosovës po kryen një përmirësim të thellë në fushën e këtij stadiumi, me qëllim që të krijojë një ambient më të mirë për lojtarët e KF Vjosa dhe talentet e kësaj ane. Me fushën e re dhe të kualitetit të lartë po e ndihmojmë KF Vjosa dhe komunitetin e futbollit në qytetin e Shtimes”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE