Luftimi në Kumanovë është orkestruar nga politikanët e Maqedonisë. Na thirrën në lagje e pastaj na tradhtuan për të shpëtuar kokat e tyre. Ky denoncim erdhi nga Nasuf Beqiri njëri prej të akuzuarve të grupit të Kumanovës gjatë rifillimit të gjykimit.

a“Ky është një skenar i inskenuar nga politikanët. Na thirrën e pastaj na tradhtuan. Vetëm që të shpëtojnë vet. Por plani u doli huq. Po shkojnë thellë e më thellë. Ne kemi shumë gjëra për të treguar por do tia lëmë kohës. Kërkojmë që këtë rast ta marrë Prokuroria Speciale. Kërkojmë intervenimin edhe të faktorit ndërkombëtar, ka deklaruar Nasuf Beqiri, i akuzuar, raporton SHENJA.

Në bankën e të akuzuarve tashmë rrinin 37 persona, tetë prej të cilëve se fundmi u akuzuan për logjistikë të grupit. Grupi kosovar i luftëtarëve njëzëri mohoi përfshirje të 8 personave në logjistikë dhe kërkoi që ti lirojnë. Ata thonin se në këtë siç e quanin orkestrim kanë gisht edhe persona nga shërbimi sekret. Vazhduan edhe kundërshtimet e aktakuzës duke e cilësuar si paushalle dhe të pa bazë. Të gjithë refuzojnë titullin terrorist dhe akuzojnë se bashkimi i procedurës dhe fillimi nga e para bëhet vetëm për të malltretuar grupin gjatë rrugës dhe për të zgjatur agoninë e tyre. Komandant Malisheva tha se ky inskenim është bërë për shkaqe hakmarrëse. Përsëri u denoncua likuidimi i disa prej liderëve të grupit. Prokurori Naum Panovski beson se kanë prova të mjaftueshme se grupi i ka kryer veprat për të cilat ngarkohet, dhe se logjistika është kryer nga 8 të akuzuarit e fundit. Por avokatët kundërshtuan këto përkufizime duke siguruar qe të akuzuarit e logjistikës nuk janë njohur më parë me grupin e armatosur.

SHPËRNDAJE