preshhSi duket kënga e fundit e Gold Ag do t’i shtohet këngëve të sukseshme të reperit.

E publikuar vetëm një ditë më parë, kënga “Pa Namaz” ka arritur hiq më pak se mbi 300 mijë klikime brenda 24 orëve, transmeton Magazina.

Gold Ag, kishte vendosur që këtë këngë me karakter fetar të sjell në bashkëpunim me këngëtarin Duli në ditën e parë të muajit të Ramazanit.

Nryshe, reperi Gold Ag njihet edhe për përkushtimin e madh ndaj fesë, ai përveç që ka vizituar Haxhin vitin e kaluar, këtë vit ka anuluar çdo aktivitet gjatë muajit të Ramazanit.

SHPËRNDAJE