aaaaaaaaaaPërfaqësuesi i lartë i AAK-së (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë) Anton Berisha, duke folur për akuzat e qeverisë maqedonase, “se prapa ngjarjeve në Kumanovë qëndron lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj”, ndër të tjera ka thënë: “Qeveria e Maqedonisë e trimëruar, ka marrë guximin të dal edhe jashtë kufijve. MPJ-ja është dashur të reagojë dhe të marrë masa diplomatike. Ministri i brendshëm maqedonas duhet të ketë kujdes dhe ta mbyll gojën”, ka thënë Berisha në “Kontakt” duke shtuar se me këto deklarata Maqedonia po tenton t’ia dëmtojë imazhin Kosovës.

Çdo organizim politik e qytetarë që është në kundërshtim të dy marrëveshjeve është i mirëseardhur. Ai bashkëpunim nuk ka arsye të mos vazhdojë. Kështu është shprehur Anton Berisha, anëtar i kryesisë së AAK-së. Në pyetjen se a është duke biseduar AAK-NISMA për një rikthim në Kuvend sikur Vetëvendosje, ai ka thënë se kjo tani për tani nuk është në agjendën e tyre. “VV nuk ka treguar entuziazëm të madh për ta ndalur këtë Qeveri. Ata mendojnë që diskualifikimi i kësaj Qeverie u sjell beneficione politike”, ka thënë Berisha

SHPËRNDAJE