Pas rreth 20 vitesh në qytetin e Kukësit rihapet një librari me synimin për t’u ardhur më afër lexuesve të librit. Kjo është libraria e parë që rihapet pas 20 vitesh në qarkun e Kukësit. Ndërsa edhe pse ka pak kohë që është hapur libraria ka tërhequr vëmendjen e lexuesve, veçanërisht të moshës së vjetër, ata interesohen veçanërisht për librin historik

librat me kujtime. Ndërkaq më të pakt janë lexuesit e moshës së re dhe ata më shumë I drejtohen internetit sa sa librit.

Në qytetin e Kukësit funksionon edhe një bibliotekë, e cila ka një fond prej rreth 70 mijë titujsh. Por mungesa e fondeve e ka bërë të vështirë tërheqjen e librit të ri në mjediset e bibliotekës, gjë që ka sjellë rënien e numrit të lexuesve. Aktualisht ka vetëm 400 lexues, nga mbi 700 që kishte vitin e kaluar. Ndërkaq në mungesë të bibliotekave në zonat rurale ka nisur puna për pajisjen e shkollave me biblioteka, me një numër titujsh nga 500 deri në 2000. Aktualisht në rrethin e Kukësit janë ngritur e funksionojnë biblioteka në 24 shkolla, nga 57 shkolla të arsimit parauniversitar që ka në këtë rreth.

SHPËRNDAJE