Një shqetësim që është duke ndodhur këto ditë, ka të bëjë me diasporën tonë të cilët këto ditë të festave të fundivitit kanë qenë prezent nëpër gjitha trojet tona.. është fjala për qytetarët tanë të Luginës me dokumentacion të zvicrës, evropian, të cilët nuk janë lejuar që me makinën e marrë me qera në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës të shkojnë në shtëpinë e tyre në Preshevë e Bujanoc.
Kjo praktikë nuk ka qenë në të kaluarën sipas pronarit të “Rent a Car”-it më të madhit në treg , i cili është shprehur i habitur por edhe i dëmtuar financiarisht nga sjellja e quditshme e shtetit serb me këtë rast.
Në lidhje me këto qështje e sjellje të quditshme të shtetit serb dikush duhet të reagojë, është e pakuptim që Serbia e cila përditë është gojën plot ambicie për Evropë, nuk i njeh dokumentacionin e Evropës, aq më tepër të Zvicrës, shtetit ndoshta me rend më mirë të organizuar në botë.