Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë babai i tij, Hilmi Haradinaj, pas një sëmundje të rëndë.
Varrimi i tij do të bëhet të hënën në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.
“Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan
Të ndjerit Dritë i past? shpirti!
RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell “Presheva Jone”