(AIK-Presheva Jone)


Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare regjisori dhe skenaristi Hysen Hakani, i konsideruar si një nga pionierët e kinemasë shqiptare.

Ai u lind në Berat në vitin 1932. Në karrierën e tij artistike renditen filma që kanë bërë historinë e kinemasë vendase, mes të tjerash “Debatik” bashkëregjisor me Gëzim Erebarën, më pas “Toka jonë”, “Njësiti gueril”, etj.

Përpos kinemasë, ai është marrë edhe me letërsi, duke shkruar disa libra.

Hysen Hakanit i është dhënë titulli ‘Mjeshtër i madh i Punës’. Në nder të figurës së tij, ditën e mërkurë do të zhvillohen homazhe pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë nga ora 10.00-12.00.

SHPËRNDAJE