largea_ff98cb94-a7fb-4e7c-ad1b-f1f2cfbccccc1456334583Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se vendimi për të qenë Thaçi president është marr kur është bërë koalicioni PDK dhe LDK.

Ai ka thënë se nuk do të ndërrojnë kurs dhe as qasje dhe as qellim, për ta kundërshtuar votimin e Thaçit president.

“Do të jemi në protestë brenda dhe jashtë parlamenti, sepse qytetarët nuk kanë dal të kthehen por ta kthejnë mbrapsht qeverinë e Rashëkës”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se ky koalicion ka humbur legjitimitetin, pasi sipas tij, është shkelur Kushtetuta.

Ai ka folur edhe për djegien e veturave të familjarëve të qeveritarëve, ku ka thënë se janë distancuar nga këto akte.

“VV është distancuar nga këto akte dhe ne nuk kemi pse të bëjmë kësi akte. E nëse është çështje për tu perceptuar, ne mendojmë se ata po i djegin vetë veturat. Ne e kemi atë perceptim se ata po donë ta tërheqim vëmendjen”, ka thënë Selimi.

SHPËRNDAJE