largea_thaci1456330249Të hetohen nxitësit e dhunës nga oragnet e drejtësisë

Takimi i urgjente i Ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi me deputetët e grupit parlamentar të PDK-së, për caktuar datën e zgjedhjes së presidentit, pas vendosjes së opozitës në shesh për të protestuar, po konsiderohet si një hap tjetër drejt nxitjes së dhunës në vend.

“Kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm edhe për zgjedhjen e presidentit. PDK -ja në kuadër të përgjegjësive do të vazhdojë rrugën e saj. Kryesia do të vendos për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Thaçi në një deklaratë për media, pas përfundimit të takimit, duke shtuar se takimi i mbajtur ka qenë një mbledhje e rregullt.

Por analistë politik dhe njohës të sigurisë, thonë se takimi i tij urgjent për të caktuar datën e zgjedhjeve është njësoj si të hedhësh zjarrit benzinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

SHPËRNDAJE