INTERVISTË ME NASER AZIRIN, NENKRYETAR I UDSH-SË NË PRESHEVË

   “Për dallim nga koha e Millosheviqit situata në Luginën e Preshevës ka një ndryshim të vogël, por politika dhe qëllimi është i njejt dhe tash kemi të bëjmë me një represion dhe diskriminim diskret  i cili nuk duket nga vezhguesit e thjesht. Hapa pozitiv u bërë në informim, sepse u themeluan mediat informative shqipe si ato private edhe ato lokale qe kontrollohen nga pushteti lokal…” thotë në inetervistën për AIK “Presheva Jonë” njeriu numër dy I parties së UDSH-së z.Naser Aziri.

Presheve, 4 shkrut / AIK-Presheva jonë

DENIMET ARBITARE NDAJ NËNTË SHQIPTARËVE NGA PRESHEVA ME 101 VJET BURG ME PASOJA NË INTEGRIMET SERBISË NË BE 

Presheva Jonë : .Z.Aziri, cila është gjendja aktuale në Kosovën Lindore, pra në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë mendoni se është përmsiuar për të mirë sitauta e pas lufte në këto vise, megjithse raportet nderkombëatre e flasin për një situate të brishtë ?

NASER AZIRI: Gjendja ne Lugine e Presheves pas konfliktit të aramtosur në shiqim të parë duket se sëhte më e mirë në krahasim me vitet e 90-ta të regjimit të Millosheviqit, por në fakt kjo gjendje për fat të keq shum pak ka ndryshuar në të mirë të shqipetarëve sepse forma e represionit ka ndryshuar në krahasim me kohën e sundimit të epokës së Millosheviqit, ku metodat  e dhunës atëbotë ishte e hapur fizike, kurse tash ka ndryshuar forma por qëllimi është i njejt dhe tash kemi të bëjmë me një represion dhe diskriminim diskret  i cili nuk duket nga vezhguesit e thjesht. Mund te themi se ka pas disa hapa pozitiv në zgjidhjen e disa problemeve por ajo e cila ishte premtuar nuk është realizuar respektivisht zgjitha e problemeve sikur me arsimin e alrtë shqip apo në shkollata tona ku me perfshihen planprogrameve në tekstet mësimore si dhe problemet në fushën e zhvillimit ekonomik temë kjo e cila ishte folur mjaft ne periudhën e paskonfliktit, kurse hapa të vegjël janë bër në formimin e policisë “multietnike” ku në krahasim me vitet 90-ta ku në polici lokale ishin vetëm 5% nga radhët e shqiptarëve, kurse gjat periudhes së paskonfliktit u kycen mbi 50% gjendje e cila edhe sot gati është e ngjajshme.Hapa pozitiv u bënë edhe në informim sepse u themeluan mediat informative shqipe si ato private edhe ato lokale që kontrollohen nga pushteti lokal. Shkollimi i lartë dhe papunësimit është një formë tjetër e diskriminimit, ku dëshmojnëdhe faktet dhe shifrat sepse me ajo është më e larta jo vetëm në Serbi por edhe në Europë ku arrin shkallën 70% kurse mesatarja në Serbi sillet rreth 25%.
 

Presheva Jonë :  Burgosjet e fundit te nen shqiptare duket se e dëshmon “demkracinë” dhe politikën zyrtare në Serbi. Si  e keni pritur ket verdikt kundër nëntë të  rinjve tan me 101 vjet burg dhe  mund t’i kotnrbuohet stabiliteit ne rajon me keto dënime ?
 

NASER AZIRI: Kur permenda represionin ta quaj “modern” vlen te ceket ndjekja e te rinjëve shqiptarë duke i kërcnuuar ata në forma më të ndyrshme nga bastisjet, me burgosje dhe kjo e fundit denimi i 9 te rinjeve shqiptarë me 101 vjet burg ishte dicka e papritur duke menduar se në kohën kur Serbia po bën përgaditjet për tu bër anëtare e shoqërisë Europiane ka lëshuar modelin e së kaluares për të sanksionuar dhe per t’i ndjekur edhe më tej shqipetaret gjtihnjë me të njajat akuza sin ë kohëne dikaturës milosheviqiane, me të vetmin qëllim për largimin etë rinjve nga trojet e tyre etnike. Mund te them se kemi prit nje denim formal sa per ta arsyetuar Serbia mbajtjen ne burg dy vite me radh këta të rinjë, mirepo më 21 janar ndodhi ajo që i shokoi të gjith jo vetëm shqiptarët por edhe ata të cilët për së afermi njiheshin realitetin. Se është një proces i montuar dhe se Serbia ka bër llogarit e veta për efektet se cilat dëshiron t’i arrijë si ne aspektin e demotivimit të të rinjeve tanë që jetojnë në Lugin te Preshevës por në anën tjeter me këtë ka dashur të kriminalizoj luftën e UCK-se. Ne aspektin politik me këtë akt Serbia don të krijoj nje avantazh raportit të Dik Martit, avantazh ky  i cili do ti shërbej Serbisë për bisedat e ardhshme me Kosovën. Është për tu brengosur se Serbia me aktin qe denoi keta te rinj ka krijuar edhe nje ndasi me te madhe te opinionit serbë ndaj atij shqiptarëve por teper eshte simptomatike dhe ceshtja e cila don pergjegje si per ato akuza qe iu ben dhe denimet drakonik qe iu shqiptuan 5 nga ta u liruan per nje kohe te caktuar qe mbrohen ne liri kurse 4 tjer filluan ta vuajn denimin menjeher dhe eshte nje pikepyetje e madhe se cfar strategjia dhe cka don te arrij Serbia me kete akt.Per neve eshte nje denim me karakter politik por jemi te zhgenjyer se ka munguar mbikqyrja e institucioneve nderkombetare dhe presioni i tyre per nje proces te drejt gjygjesor dhe sikur te mos kishte munguar kjo kam besimin se kta te rinj do te ishin shpallur te pafajshem cka edhe mendoj se jan te pafajshem.

NGA QEVERIA E ARDHSHME E KOSOVËS PRESIM THMELIMIN E MINISTRISË SË SHQIPTARËVE JASHTË KOSOVËS

Presheva Jonë :z.Azri, meqë përmendët bisedimet mes Serbisëd he Kosovës, mendoni se shiptaret e Lugines kësahj radhe do t’uia arrijnë të jenë pjesëe ketij procesi, Nese po, në cilin krah ata duhet të radhiten, me Beogradin apo mePrishtinën ?

NASER AZIRI : Se shpejti priten te fillojn bisedimet gjat kohe te perfolura ne mes te Kosoves dhe Serbis per ceshtje shum te hapura por kjo pritet te ndodh pas formimit te qeveris se Kosoves. Ne si edhe me par kemi shpreh gadishmerin dhe eshte me se e domosdoshme qe ne kto bisedime jo vetem se te jemi pjesmarres por me doemos ceshtja e Lugines se Presheves dhe shum ceshtje te hapura ne lidhje me trevat tona si dhe statusin politik te shqipetarve te bisedohet ne keto bisedime,jemi te mendimit se qeveria e Kosoves e cila do te dal pas zgjedhjeve te dhjetorit duhet te formoj ministrin per Shqipetaret jasht Kosoves ministri e cila do te ket parasysh dho do te angazhohet ne ndihmen shum dimensionale per Shqipetaret e sidomos ato te Lugines se Presheves.
 

Presheva Jonë : Shqiptaret e lugines janë unike, jane të përgatitur të marrin pjesë në këtë bisedime mes Beogrdait dhe Preshevës ?

NASER AZIRI:  Shqipetareve te Lugines se Presheves gjitheherë ju ka munguar uniteti gje e cila edhe sot u mungon sepse udhëhiqet politik ditore per konsum ditor e jo politik e cila unifikon qendrimet karshi qeverisë se Serbisë dhe faktorit nderkombetar. Kjo ceshtje po e ben peng unitetin, sepse me teper harxhohet koh per poena te vegjel politik duke akuzuar njera tjetren parti se kush ka orientim per Shqipëri e Kosovë e kush per Beograd, por mendoj se cdo shqiptari qe i flen në shpirt shqiptaria dëshira e tyre eshte qe te jetojnë së bashku me vellezerit e vet në Kosovë dhe per kete duhet unifikim por edhe veprim dhe ne momentin kur ndoshta do te bisedohen shum ceshtje ne bisedat Kosovë-Serbi, them diskutimet nëse përqëndrohen për statusin politik te pakicës serbe në Kosoves, domsodo  duhet shqyrtohet edhe statusi politik i shqipetarëve në Serbi. Dhe ne si liderhsip do të insitojmë në këtë variant deshi apo nuk deshi ndokush.
 

Presheva Jonë :  Si i komentoi deklaratat e disa personaliteve në Beogradit për ndarjen e  Kosovës. Nëse  levizin « megjtë zyrtare »  të kufijve mendoni se edhe Lugina ka nevojë  për permisimin e këtyre kufijve ?

NASER AZIRI : Shum ceshtje te cilat ne fillim jane dukur te pamundura pas nje periudhe kohore te caktuar jane bere realitet sepse ne fillim munde te them se kane qene ballon provues per shum ceshtje te ndieshme,ashtu duket edhe sot kur flitet per ndarjen e Kosoves por mendoj se cdo levizje e nje anshme e kufinjeve do te krijoj kushte per levizje te reja te kufinjeve ne Ballkan.Deklarativisht nga qendrat si ne Kosovë po ashtu edhe ne Beograd nje gje e till mohohet por me e drejt do te kishte qen te permiresohen padrejtesit qe iu kan bere shqiptareve me shekuj me radh.Edhe me ket mund te them se nuk perjashtohet edhe ndryshimi i kufijeve me ndryshim te cileve Shqipetaret do te permiresojn padrejtesit vetem se nese jan unik dhe nese arrijn te ken perkrahjen e faktorin nderkombetar.

SHPËRNDAJE