Problem i mykut nuk është vetëm estetik por edhe shëndetësor. Shkaktari kryesor i formimit të mykut është lagështira. Para së gjithash na duhet t’ju themi se mykun duhet ta trajtoni si diçka të gjallë, dhe për pasojë nuk duhet të mundoheni ta largoni me anën e furçave. Ai mund të shumohet me anën e sporeve të cilat qarkullojnë në ajër dhe një veprim i tillë nuk do të ishte efektiv.

 

Por si duhet të veprojmë në këtë rast?

 

Pastroni zonën e prekur nga myku me anën e ujit të oksigjenuar 130 gradë. Kujdes sytë dhe duart! Pasi e keni fërkuar murin me një copë të zhytyr në ujë të oksigjenuar e lini të pushojë për disa ditë.Edhe uthulla e bardhë vepron mbi mykun dhe është nje metodë edhe më e thjeshtë. Përzieni 2 gota uthull me 1 lt ujë të nxehtë dhe më pas e pastroni murin me anën e një cope të zhytur në këtë përbërje. Edhe në këtë rast myku do të jetë zhdukur pas disa ditësh.Përzieni 3 lugë sodë bikarbonat, 1 lt ujë, 3 lugë ujë të oksigjenuar 30 gradë, dhe 3 lugë kripë. E hidhni këtë përbërje në një shishe që spërkat (për shembull në atë të ilacit të xhamave që tashmë ka mbaruar) dhe më pas e spërkatni murin. E lini të veprojë disa ditë.Në asnjë mënyrë mos përdorni klor (Açe) kundër mykut edhe pse mund të duket si një produkt mrekullibërës. Ai do të zbardhë muret tuaja pothuajse menjëherë.I lyeni muret tuaja me një bojë të posaçme e cila nuk e lejon krijimin e mykut duke qënë se është më rezistente ndaj lagështirës.

 

Mund të përdorni gjithashtu edhe produkte specifike, duke ju drejtuar një stafi profesional i cili do t’ju japë udhëzimet e duhura

 

 

 

SHPËRNDAJE