isasss“Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova”  thote  kyremisnitrit i hashim Thacit,  omunsiti i Jugoslalvise Isd aMustaf  cili manpulohn me emrin e presdienti Rugova?! Mustafa si Putini rus, kërcnon qytetarët që t’mos dalin ne protesta kundër qeverise kriminale dhe mafioze. 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t’i bëjnë një “refuzim estetik tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike”, njofton Klan Kosova.

Mustafa kërkesën qytetarëve ua ka drejtuaer përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

“Askush, as vendimet arbritrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin”, ka shkruar Mustafa.

“Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova”.

“E tërë Kosova është e qytetarëve të Kosovës dhe e miqve të tyre të shumtë”.

“Me durim e pjekuri, do ta kalojmë çdo sfidë. Me refuzim estetik do ta ndalim çdo tendencë ndaj Kosovës, mike të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë në Evropë dhe në tërë botën”.

“Jam i bindur se Kosova, sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar ta kemi. Por, këto ditë ne duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa

SHPËRNDAJE