Preshevë, 26 dhjetor –Në gjashtë qendra do përsëriten votimet, eshte fjale ketu edhe per 9,000 zgjedhës, ke thëne per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” kryetari i KQZ-së Zeqir Miftari, sipas te cilit ato duhet te persëriten kah fillimi i janarit.
Ndryshe, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka falënderuar votuesit e vet pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 24 Dhjetor duke vlerësuar se partia e tij të mbetet faktor politik i domosdoshëm në vend
“Gjithashtu ju përkujtoj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, se ky proces zgjedhor akoma nuk ka përfunduar dhe se duhet vazhduar edhe më fuqishëm shtrirjen e idesë së konceptit tonë, respektivisht deri në përfundim të plotë të këtij procesi zgjedhor”, ka thene ne nje bisede për “Presheva Jonë” z.Mustafa.
Mustafa: Procesi zgjedhor ne Presheve nuk ka perfundur. Mirëupfashim ne ne fillim te janarit!
“Të nderuar anëtarë, simpatizues dhe aktivistë të Partisë Demokratike Shqiptare, si dhe të gjithë ju qytetarë të komunës së Preshevës. Të dashur votues, anëtarë, aktivist dhe bashkëpunëtor të Partisë Demokratike Shqiptare , pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale të parakohshme, dëshiroj t’Ju faleminderoj për mbështetjen dhe punën e bërë gjatë fushatës dhe ditës së votimit…” thuhet ne fillim te deklarates se liderit te PDSH-së z.Mustafa
Të gjithë ju dëshmuat vullnet, palëkundshmëri, mençuri, në këto zgjedhje duke e nxjerrë fitimtare dhe të qëndrueshme idenë e Partisë Demokratike Shqiptare.
Gjithashtu dua t’i faleminderoj të gjithë votuesit dhe aktivistët e PDSH-së, të cilët me vullnetin e tyre të lirë vendosen që “Partia Demokratike Shqiptare” të mbetet faktor politik i domosdoshëm në vend.
Me votën e më shumë se 5 mijë votuesëve, Ju e bëtë të hapet rruga e vetme e shpresës dhe vendosmërisë së shqipëtarëve për rezistencë ndaj të keqes që po na rrethon.
Ne, tani kemi detyrime dhe përgjegjësi para jush dhe para së gjithash para Preshevës shqiptare!
Unë ju përgëzoj për kulturën, guximin dhe urtësinë që treguat.
Jam i bindur se radhët tona do të shtohen për çdo ditë e më tepër, ngase populli ynë do të ndërgjegjësohet për të vërtetën!
Një faleminderim të veçantë për të gjithë komisionerët e Partisë Demokratike Shqiptare për punën e palodhur, të cilën e kanë bërë vetëm e vetëm që ta ruajnë votën e lirë të qytetarëve, në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.
Partia Demokratike Shqiptare kudo që të jetë, në pozitë apo opozitë, me idenë dhe konceptin e saj do të sjellë vlera qytetarie, sepse ajo ngjizë historinë, traditën, kulturën tonë nacionale brenda kontekstit kohorë dhe hapsinor.
Ne fund kryetari i PDSH-së dhe ish-kyretari i Preshvews Ragmi Mustafa ka perkujtuiar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partise se tij se “ky proces zgjedhor akoma nuk ka përfunduar dhe se duhet vazhduar edhe më fuqishëm shtrirjen e idesë së konceptit tonë, respektivisht deri në përfundim të plotë të këtij procesi zgjedhor.”