thacccDelegacioni i FIFA-s dhe UEFA-s i përbërë nga Senesh Erzik, kryetar i Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gilleron kryetar i FF së Zvicrës, që përfaqësojnë FIFA-n si dhe Thierry Favre dhe Nicolas Luca përfaqësueses të UEFA-s kanë vizituar FFK-në. Delegacion ka marrë për obligim që para kongresit të UEFA-s të shikojë të gjitha ato kritere që kërkohen për pranim dhe pastaj t’i propozojë Kongresit pranimin e FFK-së, meqenëse një gjë të tillë do të duhej ta bënte KE i UEFA-s, por në pamundësi KE i UEFA-s mblidhet në tetor, ky Komision do të bëjë propozimin. Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri theksoi se FFK-ja tash e disa vite është duke bërë përpjekje për pranim dhe mendoj se është koha e fundit që kjo të ndodhë. Pastaj me radhë anëtarët e delegacionit, kërkuan sqarime për të gjitha segmentet e organizimit. Delegacioni u prit nga kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala.

Kryeministri Mustafa falënderoi zyrtarët e FIFA-s dhe UEFA-s për interesimin e tyre duke theksuar se Qeveria e Kosovës është shumë interesuar ta ndihmojë Federatën e Futbollit të Kosovës, sepse Kosova është një vend ku futbolli është i dashur dhe shumë popullarizuar. Ne si qeveri nuk duama të involvohemi në sport por duam që ta ndihmojmë dhe ta përkrahim sidomos në infrastrukturë ku jemi të interesuar për ndërtimin e një stadiumi kombëtar. Ne shpresojmë se më 3 maj Kosova do të pranohet në UEFA dhe ne do të jemi atje sigurisht. Në emër të delegacionit u falënderua z. Senesh Erzik, i cili tha se këtu jemi për të parë nga afër zhvillimet në futbollin e Kosovës dhe pastaj t’i propozojmë Kongresit te UEFA-s për pranim. Delegacionin nga FIFA dhe UEFA u prit edhe nga presidenti i Kosovës z. Hashim Thaqi, i cili theksoi se shteti i Kosovës është i përkushtuar për ta ndihmuar sportin e në veçanti futbollin e Kosovës.

SHPËRNDAJE