Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka folur pas takimit që ka pasur në selinë e partisë me disa prej anëtarëve të kryesisë dhe nënkryetarëve të partisë.

Mustafa tha se e kishin pasur një mbledhje konsultative me bashkëpunëtorët që kanë përgjegjësi në LDK.

“E kishim një mbledhje konsultative me bashkëpunëtorët që bartin përgjegjësi të lartë në LDK dhe Kuvend në mënyrë që të analizojmë rezultatin e Këshillit në pyetjen që e kam bërë si kryetar i LDK’së për koalicion.

Një përkrahje të tillë e kemi nuk do të thotë se e kemi vendimin për koalicion, sepse ai do të bëhet vetëm në momentin kur të vlerësojnë se janë përmbushë rrethanat kushtetuese”, ka shtuar ai.

Mustafa thotë se Vetëvendosja nëse do të krijojë qeverinë e re duhet që të pranojë mandatin dhe të mos bëjë provokime.

“VV të pranojë mandatin dhe të mos sillet në provokime, ne do të bëjmë një qeveri që aty të ketë njerëz që nuk kanë pas e s’kanë problem me ligjin dhe njerëz që përshtaten në punën ekipore.

Konstatuam se kemi një disponim, duke bërë kërkesat që të kemi njerëzit më të mirë në qeveri dhe që jemi të gatshëm ta pranojmë këtë sfidë, por gjithmonë duke respektuar afatet kushtetuese.

Jemi të interesuar që vendi mos me vazhdu gjatë me këtë qeveri në detyrë”, deklaroi ai.

SHPËRNDAJE