Preshevë, 5 mars  -Ministri i Punës, Aleksandar Vulin ka thënë sot se “deklarata e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve Jonuz Musliu, që të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë duhet të mbrohen nga Shqipëria”. (“Vulin: Izjava Musliua opasna i priziva sukobe”)  Madje sipas tij keto deklaratat te Musliut  “janë kërcënuese për konflikte..”, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Këtyre prononcimeve të ministrit serb ju është përgjigjur përmes “Presheva jonë” kryetari KKSH-së njeherit kryetar i Kuvendit te Bujanocit z.Musliu sipas të cilit  deklaratat e ministrit serb janë “fushatë” parazgjedhore në Serbi dhe “naive” ku tregon vërtetë se ai s’lexon shume literatura tjera botërore pos serbisht..”

“Ministri serb ka nevoje të lexojnë, te freskojnë pak trurin me ide pro evropiane, se kohërat e luftës kane kaluar. Te shfletojnë diçka nëse e din anglishten rreth te drejtave te njeriut,  ato ndërkombëtare, te OKB-së dhe konventave tjera mbi te drejtat e minoriteve, ne këtë rast të popujve autokton siç janë shqiptaret etnik ne Luginën e Preshevës.  Te drejta e shqiptareve ne Lugine e Preshevës nuk jane çështje ekskluzivisht te Beogradit apo Serbisë por, sipas Organizatës se Kombeve te Bashkuar, janë  te drejte universale te të Drejtave te Njeriut dhe konventave ndërkombëtare, nëse Serbia është anëtare e OKB-së apo e konventave të Helcinkit, komisioneve dhe këshillit në Strasburgut..”

Çështja, përkujdesja e shqiptareve jashtë kufijve te Shqipërisë aktuale është e garantuar edhe nga Kushtetua e shtetit shqiptar. Veç kësaj Vulin nëse dine te lexoj vetëm serbisht, pse nuk e lexon kushtetutën e vendit te vet, Serbia e cila ju garanton minoriteteve te drejtat e tyre kombëtare, konform te drejtave ndërkombëtare. Aty me duket se nuk shkruan se shqiptarëve ne Luginën e Presheves duhet ndaluar gjuhen, tekstet shkollore, duhet ndaluar flamurin, duhet rrethuar me ushtri e gjandarmeri, duhet bërë spastrime etnike, duhet t‘mos ju njohur diplomat etj..?! Besoj se jo, veç nëse ky Vulini paska në dorë ndonjë kushtetutë tjetër të Serbisë..”, ka thënë Musliu.

Musliu më tej ka shtuar se: “Po, në kohen e Miloshevicit vërtetë çështja e Kosovës, minoriteteve, shqiptarëve ishte çështje ekskluzivisht e Serbisë dhe ne duart e Beogradit dhe beri ashtu si te duante.  Por Serbia e pagoi shtrenjtë. Se janë apo jo te shkelura te drejtat e shqiptarëve ne Luginën e Preshevës, Vulin te lexoj pak raportin e fundit te Steit Departamentit amerikan i cili flet për diskriminimit e te Drejtave te Shqiptarëve ne këtë pjese te Evropës ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.. D.m.th. sipas logjikes se Vulinit vetëm serbet kanë te drejtë te flasin për shqiptaret ne Serbi dhe nëse flasin SHBA-të apo liderët e Luginës, qenka ftesa për lufte?! Duket se ky ministër si Milosheviqi i paska hipur skijav…”

“Hej “lepotane” Vuline, pyete presidentin tënd Nikolic se kush është për luftë, shqiptaret apo serbët? Sa i përket të drejtave të njeriut se është çështje e Serbisë apo universale, hajde deri në Preshevë t’i jap do libra të OKB-së dhe Këshillit Evropian…”, ka shtuar ne fund Jonuz Musliu.

SHPËRNDAJE