Preshevë, 6 shkrut  -Kryeministri serb, Aleksandër Vuciq, ka reaguar pas deklaratave të Kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher, kryesues i Komunitetit për Politikë të Jashtme të Evropës, i cili kishte thënë për rikëmbime të territoreve, se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Republikën e Kosovës.

Vuçiq i është kundërpërgjigjur Rohrabcherit, sot në Beograd duke thënë se Presheva dhe Mitrovica janë Serbi (“Ne damo ni sever ni jug”).

 

Musliu: E paralajemroj Vucicin dhe gjithe qeverinë serbe ne Beograd, me mire sot te ndahemi si miq, se sa nesër me luftë, si armiq!

 

Ndërsa, kësaj deklarates së Vuçiqit i është kundërpërgjigjur kryetari KKSH-së, Jonuz Musliu.  Musliu thotë se Vuçiq kështu pati thënë edhe për Kosovën në vitin 1999, ndërsa tani nuk mund të flasë në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Musliu thotë ndjehet mirë që Vuçiq më në fund e ka kuptuar realitetin në Kosovës ,sepse vitin e kaluar thoshte se e tërë Kosova është Serbi, ndërsa tani thotë se nuk e jep Veriun.

“ Kryeministri serb me deklarata të tij se nuk e jep Veriu, më vjen mirë se më në fund e ka kuptuar realitetin në Kosovës, vitin e kaluar thoshte se e tërë Kosova është Serbi. Sa i përket Luginës së Preshevës, së pari mund të themi se Vuçiq nuk mund të flasë në emër të shqiptarëve të Medvegjës, Bujanoc dhe Preshevës se nuk e jep “jugun e Serbisë” Kosovës. E jep, e jep Vuçiqi Preshevën. Kështu pati thënë edhe për Kosovën para vitit 1999! Jemi mësuar me këto refrene” ka deklaruar sot, Jonuz Musliu, kryetar në Kuvendin e Bujanocit për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Musliu shprehet se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën nuk është çështje e Vuçiqit e as e Thaçit, por është çështje individuale.

“ Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën nuk është një çështje e Vuçiqit e as e Thaçit, apo një çështje individuale që i takon një lideri apo pushtetari, por është një e drejtë ndërkombëtare e OKB-së, e cila ju mundëson popujve autokton të drejtën legjitime të vendosin për fatin e tyre. Në këtë rast edhe shqiptarët entik të Luginës së Preshevës si popull autokton kanë të drejtën e vet legjitime për bashkim me Kosovën. Ndryshe, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë vullnet, e kanë shprehur edhe përmes referendumit më 1-2 mars 1992” u shpreh Musliu.

Ai vazhdon duke thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës të ardhmen e shohin drejt shtetit amë të Kosovës.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës të ardhmen e shohin kah shteti amë Kosova, tjetër perspektivë këto rajone të banuara me shqiptarë nuk kanë. Bashkimi me Kosovën në njëfarë mënyre na imponon vetë Serbia me politikat e saj diskriminuese ndaj të drejtave të shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës të garantuar nga Këshilli Evropina dhe konventa ndërkombëtare” pohon Musliu.

Musliu thotë se nëse vëllezërit sllavë si Krimea kanë të drejtë të ndahen nga Ukranina, pse shqiptarët të mos bashkohen me Kosovën.

“Nëse vëllezërit sllavë, si Krimea paskan të drejtë ndarje nga Ukranina, pse shqiptarët etnik që nuk na lidh asgjë ama asgjë me serbët të mos bashkoheni me vëllezërit shqiptarë nga Kosova. Prandaj, e paralajmëroj Vuçiqin dhe gjithë qeverinë serbe në Beogrand, më mirë sot të ndahemi si miq, se sa nesër me luftë e si armiq. Sepse, askush nuk ka të drejtë ta mbajë Luginën në këtë situatë të brishtë as në luftë e as në paqe. Dhe, çdo kundërshtim i Beogradit ndaj vullnetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të krijonte destabilitetin në rajon”  përfundon Musliu për “Presheva jonë”.

SHPËRNDAJE