Bujanoc, 5 qershor -Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu ka takuar sot ne Bujanoc publicistin dhe gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” Nefail Maliqin nga Gjeneva me te cilin ka biseduar kryesisht per situaten aktuale ne Luginën dhe rajon, te fokusuar ne ardhjen e Vucicit ne krye te shtetit serb dhe ne prag te zgjedhjeve ne Kosovë.

 

Musliu: Ardhja e Vucicit ne krye te shteti serb, ripertrirje e politikave diskiminuese mbi shqiptaret etnik ne Luginen e Preshevës

Se si e ka pritur Lughina lajmin për ardhjene Aleksander Vuciciit ne krye te shtetit serb  dhe cfare pret nga presideni i ri z.Musliu ne kete bisede për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se “lajmin e ardhjes se Vucicit si president se kem pritur kurqysh.  Per Luginen e ai eshte i njohur me politika diskriminuese parandaj edhe skem cka presim asgje nga ai. Shkurt, Ardhja e Vucicit ne krye te shteti serb, ripertrirje e politikave diskiminuese mbi shqiptaret etnik ne Luginen e Preshevës. Per ne ardhje  e Vucicit si presiden eshte vetem ndërrim i karrigave dhe kancalarive e jo i politikës. Betimi i presidentit serb Aleksandër Vuqiqit, u ndesh me protestat e qytetarëve. Ai nuk është president i tërë popullit serbë e mos t eflaism për neve shqiptarët.. ”

Sipas Musliut, shqiptarët duhet të mobilizohen dhe të ia dalin karshi serbëve. “Deri sa bisedohet Serbi-Kosovë, duhet që të bëhet diçka dhe të ndalen bisedimet, sepse kjo s’eshte as normale as rrespekt i reciprocitetit qe gjashte vjete delegacioni serbe  e kosovar thene dhembet ne Bruksel për serbet, Veriun e Kosovës, kurse asnje fjalë për shqiptaret e Lugines se Preshevës edhe pse dy fishe jemi me shume numerikisht ketu dhe të diskrimunuar” ka thene ne vazhdim z.Musliu

Sipas tij duhet të ketë dialog ndërmjet serbeve të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës. “Nuk duhet të ketë bisedime për problemet e serbëve të Kosovës me Serbinë. Ose duhet te ket edhe bisedime per problemet e shqiptareve ne Luginen e Preshevës ”, ka shtuar ai.

Musliu ne vazhdim ka pohuar se shqiptarët duhet të kenë platformë. Ai ka thënë se duhet monitoruar situatën. “Serbia ndan miliona euro për serbët e Kosovës”, ka thënë ai. Sipas tij rruga e shqiptarëve të Luginës, është drejt Tiranës dhe Prishtinës.

 

Musliu: Presheva viteteve te fundit e ka humbur besimin ne qeverite kosovare. Ne sot i besojme me shume popullates, shtetit e Kosovës, se sa liderëve të saj..

I pyetur se cfare pret zgjedhjet ne Kosovë  z.Musliu ka deklaruar se “normal presim nje qeveri seroze e jo sikur keto te fundit qe harruan plotrsisdht Lujginene Preshevës. na gynjyen me rezoluta, me tekste, me diploma, me fonde, me diolalgun gjoja po na marrin ne Bruksel e premtime tjera te kota..Ne presim qe pas 11 qershorit kosva te kete nje qeveri me flsibliue dhe me diuehsme kombëtararisht që do te merrej me problemet tona hiq me sheme se sa Beogradi me problemt e serbeve ne Kosovës. Padyshim presim hapjen e njezyrte te Lugine se Preshevës ne Kosovë. Lugina e Preshees keto vitete fudnit e ka humbur besimin ne qeverite koosvare. ne sot i besojme me shume popullates, shteitt e Kosovës se sda liderve te saj.. ”

Ai ka vlerësuar se është bërë e dhunshme ndarja e Kosovës dhe e Luginës së Preshevës. “E tërë energjia e popullit të Preshevës është e orientuar ka Kosova. Ka shumë të diplomuar në Kosovë dhe Shqipëri. Ka mungesë të njohjes së diplomave të tyre. Për shkak të problemeve që i kemi duhet të kemi platformë”, ka thënë ai. Musliu ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës i besojnë shtetit të Kosovës.

SHPËRNDAJE