Image result for tanke presheva“Nuk ka paralele mes zgjidhjen e problemeve të serbëve në Kosovë me  komunat në Serbinë Jugore të banuara nga shqiptarët..” ka thënë sot kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankovic. Madje sipas tij “dialogu në Bruksel nuk ka të bëjë me problemet e komunave në jug..”.

 

Musliu: Shqiptaret e Lugines se Preshevës nuk kërojne asgjë me shume se sa serbet e Veriut

Image associéeDekleratave te njeriut te besueshem, emisarit te qeverise serbe Zoran Stankovic nje ish gjenaral i epokes se Millshevicit sot ne krye te Trupit Kooridnues ne Luginen e Presheves ju eshte pergjigjur  përmes  agjencise së lajmeve “Presheva jonë” lideri iu Lugines se Preshevës Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së.

 

“Po, pajtohem  plotesisht me Stankovicin. Eshtge hera e pare qe ky njeri, ish-gjeneral, sot politikan e flet te vertetën. Vërtetë s’mund të te trheqim ndonje paralele mes serbeve te Veriut dhe shqiptareve te Luginës se Preshevës,  sepse serbet ne Kosovë janë të privilegjuar, ndërsa shqiptaret ne Luginen e Preshevës janë të diskriminuar dhe mjedisi me i vrafur e i shtypur ne Evropë. Kete e dhëshmojnë edhe raprotet e organizatave nderkombërtare..”, ka thëne lideri i Lugines se Presheves Jonuz Mulsiu ne nje bisedë sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”.

Sipas z.Musliu “shqiptarët në Luginë të Preshevës kaherë kanë kërkuar reciprocitet, duke vlerësuar se të drejtat që serbët i kërkojnë dhe i kanë në Kosovë, të njëjtat t’i kenë edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës.”

 

Jonuz Musliu: Shqiptaret ne Preshevë nuk guxojne ta perdorim flamurin e tyre kombëtare, kurse sderbet ne Kosove po. Veriu sot i ngjane me shume Serbise se sa Kosoves?! Cdo destabilitet ne Luginen e Preshevës fajtore eshte Beogradi

“Nese  ish-gjeneralin e Miloshevicit, Stankivic nëse nuk e ka dijtur, ja përkujtojme se paralelizmi mes serbeve te Veriut dhe shqiptareve te Lugines nuk mund te behet sepse këtu ne Presheve nuk valon flamuri shqiptar sikur ne veri flamuri serbe, ketu skem i tekste, libra shiqp sikur ata ne Veri qe kanë libra ne gjuhne  e tyre amtare dhe mesojnë me planprograme te Serbisë, ketu  ska universitet sikur ne Veri, ketu ska spitale sikur ne Veri,  ketu ka pasur luftë mes dy ushtrive mes asaj shqiptare (UCPMB) dhe ushtrise serbe (VS),  ketu ndalohen ndertimimi i permendoreve dhe lapidaret e deshmoreve , ish-lufëtarëve te UCPMB-së, kurse ne Veri kemi lapidar e permendore te serbeve qe kane masakruar shqiptare?! Vec ketyre Lugina e Presheves ka pasur Referendumin  e vete gjithpopullor 1-2 mars 1992. Stankovic duhet ta dije se serbet e Veriut jane pjese e dialogut ne Bruksel me Prishtinen, kurse Lugina e Presheves ne kete drjtim eshtë e injoruar (?!). Pastaj, nje gje nuk duhet harruar se Lugina e Presheves ka qene pjesë e Kosovës. Pradaj une pajtohem me Stankovicin, se nuk duhet bere paralelizëm mes Veriut te Kosoves dhe Lugines se Preshevës. Ai qe e ben je paralezime te tillë eshte i cmendur ” ka shtuar Jonuz Musliu.

Kryetari i KKSH-së dhe i Kuvedit te Bujanocit z.Musliu ne fund ka rikujtuar ish-gjeneralin e Miloshevicit Stankivic, se e “shqiptaret e Lugines së Preshevës disa herë kanë kërkuar reciprocitet, kanë kërkuar që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por se një kërkesë e tillë është injoruar si nga Serbia, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar. Sipas z.Musliu shqiptaret e Lugines se Preshevës nuk kërojne asgjë me shume se sa serbet e Veriut. Ai ka thënë se janë të përkushtuar që të gjitha këto kërkesa t’i arrijnë me mjete paqësore, pa dhunë, ngase siç ka shtuar Musliu, zgjidhja e problemit në Luginë do të thotë edhe paqe dhe stabilitet për rajonin dhe cdo destabilitet ne rajon pergjegjesia duhet kerkuar ne Beograd.Image result for jonuz musliu stankovic

 

 

SHPËRNDAJE