Gjilan, 14 dhjetor  -I mpari i Kuvendit te Bujanocit Jonuz Musliu, njëherit kyretar i KKSH-së ka thënë se shqiptarët po e lënë Luginën e Preshevës per shkak se eshte e in jruar nga Beogradi dhe e harruar nga Prishtinas, prandaj  Kosova duhet të investojë në kete  pjesë siq e quajne Kosove Lindore” – Pse nuk po investoni edhe ju ne Presheve, sikur Serbia ne Mitrovicë?!  ky pyetur Idsa Mustafen ihs-drjtori  politik i SHP te UCPMB-së  Jonz Musliu, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
“Nese Kosova ska hall me investu ne Lugine, pse bile qato Abetare nuk na i sollet, te premtuara qe dhjete vjet,  para zgjedhjeve ne Kosovë”; ” Disa lidere kosovar i kuptojme , por jo edhe Isa Musatfën qe nuk vjen ne Preshevës, cfarë rreizku, prej nga eshte i ekrnuar ai iu cili  cdo muaj takohet ose drekon me  Vucicin ose me Dacincin ne Bruksel ?!.”.. këto komente i ka antret e delegacionit nga Lugina pas takimit që kanë pasur gjatë ditës zyrtarë nga Lugina e Preshevës me kryeministrin Isa Mustafa.
“Interesimi i Kosovës i inkurajon shqiptarët në Luginë, që ta bëjnë një jetë më ndryshe atje sepse dikush po interesohet për jetën e tyre atje”. Musliu tha se shumë shqiptarë tashmë e kanë lënë Luginën e Preshevës.
“Një pjesë e madhe e bëjnë për shkak të kushteve ekonomike, por një pjesë e bëjnë për shkak të presionit serb, ngadalë po zbrazet edhe Bujanoci krahas Medvegjës”.
“Me ndihëm e Republikës së Kosovës mendoj se eksodit te  shqiptarëve po prvokohet jo vetem nga Beogrdai por edhe  nga Prishtina ku shqiptaret, sidomos studentet, te rinj te zhgnjyer po largohen per shkak mashtrimeve, remitmeve te kota për njohjen, nostrifikimin e diplomave ”, ka shtuar Musliu
Më tutje Musliu i tregoi kërkesat që kanë pasur për kryeministrin Mustafa. “Ne i shprehëm kërkesat tona dhe problemet që janë në Luginën e Preshevës si në fushën e arsimit, të kulturës”.
“Kosova deri më tani nuk ka marrë ndonjë iniciativë, që ta ngritë ndonjë gazetë, ndonjë shoqëri kulturo-artistike ndonjë trup teatri”.
“Kryeministri e murr si përgjegjësi që në vitin tjetër të investohet në Luginën e Preshevës”. Musliu më tutje tha se duhet të zhvillohet reciprocitet me Serbinë.
“Kur Serbia investojnë kaq shumë për serbët në Kosovë, pse Qeveria e Kosovës nuk investon për shqiptarët në Luginë. Serbia investon deri në Vranjë, ata nuk investojnë në Luginë. Ideja e tyre është që të shpërngulen shqiptarët, sa më pak të ketë shqiptarë aq më pak do të ketë probleme për ata. Si çështje me rëndësi është përmendur edhe puna e studentëve shqiptarë nga Lugina. Biseduam edhe për specializimet që kanë bërë studentët tanë, sepse një pjesë e madhe punojnë por ata paguhen shumë pak pasi diplomat e tyre nuk nostrifikohen” ka thne Muliu për “Presheva Jonë”
Sipas Musliut “Serbia po luan tashak me Kosovën alias Vucic me Isen,  si macja me miun. Një kohë ishte shpërngulja, mandej zhavorri mbi urë dhe tash muri nuk e di si po e duron kjo tokë murin e segregacionit. Kjo është ndarje midis Serbisë dhe Kosovës, vetë muri po e tregon ndarjen”
SHPËRNDAJE