Gjilan, 6 prill  – “sapo kmeri nenshrkuar nje marrveshje bashkepunimi mes kruen e Rektorat te  Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe kreut te Këshillit Kombëtar Shqiptar..” ka njoftuar agjencine e lajmeve “Presheva jonë” z. Jonuz Musliu, kyrtera i Kuvendit të Bujanocit.

Suipa sz.Musliu dhe z.Kosumi “Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi profesional për trajnimin e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) si dhe aspekte tjera  për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e arsimit, bashkëpunimi në mes të palëve rreth kuotave të regjistrimit të studentëve të rinj në UKZ, vendosja e kritereve për aplikim për studentë të rinj nga Lugina në UKZ, organizimi i tryezave të përbashkëta debatuese, organizimi i konferencave të përbashkëta, si dhe bashkëpunime të tjera të cilat mund të ndërlidhen me aspektin e edukimit.”

Me këtë rast Rektori Bajram Kosumi tha se Universiteti “Kadri Zeka”  do të ofrojë resurset e veta akademike dhe profesionale, për trajnimin e kuadrove arsimore që shërbejnë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me qëllim që përfitimet e mësimdhënësve të jenë të atij niveli që të kenë një ndikim më të madh në fushë veprimtarinë e tyre.

Kurse kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme , duke pasur në konsiderim mungesën shumëvjeçare të ofrimit të trajnimeve për mësimdhënësit e këtyre komunave shqiptare.

SHPËRNDAJE