Kushtrim MALIQI (Nga i derguari yne spacial ne Colmar te Francës)  

Colmar, 6 prill   -Gjykata në Colmar të Francës as sot nuk ka marrë vendim për çështjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke shtyrë seancën për në datën 27 prill. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj tij, theksoi se drejtësia franceze po i beson propagandës serbe.

Haradinaj u deklarua pas fjalës së palës mbrojtëse, duke thënë se po besohet në propagandën serbe të cilët kanë bërë krime në Kosovë.

Seanca e ardhshme e katerta me radhë, per z.Haradinajn do të mbahet më 27 prill ora 9, lajmin e ka bere të ditur për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” znj. Sandra Di Roza, zv.prokurore dhe zdhenëse e Tribunalit te Apelit ne Colmar te Francës. Për me shume rreth seances dhe vendimit te Gjykates se Apelit sot ne Colmar mund te lexoni me vone intervisten ekskluzive me zv.prokuroren, njeherit zyrtaren e tribunalit per kontakt me media znj.Sandra Di Roza.

 

“Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviç ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua. Le ta shtyjne sa të duan vendimin. Edhe Franca një ditë do të lodhet me gënjeshtat e Serbisë ” ka thënë Haradinaj për agjencine  e lajmeve “Presheva Jonë” ihs-kyremnsitrit kosovar Ramush Haradinaj due dalkur nga seance e sotme te cilit Gjakta e apleti ja shten vendimin për te katërten herë..

 

Do theksuar se ne seancen e sotme per Haradinaj deri sa merrte pjese nje zryrtar serbe, nga Kosova apo qevria e saj nuk ihste askush ?!  
Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet e Francës me një fletë-arresti të Serbisë të vitit 2004.

Ne dalje nga salla e Gjyktes se Apelit ku u para pak qastes perfuzndoi seanca, Haradinaj për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka deklaruar se “si ju kam thene pra dy ditesh, ko sot cfare u vendso eshte ditur pak a shnumë. Ky proces eshte politik i montuar nga Serbia qe po ndihmohet nga disa vende te saj aleate evropiane. Kete e deshmon edhe mabjtja e ime e strengjatur ne France qe gati katër muaj. Une dhe shtetim im nuk e njehim juridiksionin e Serbisë dhe se e vërteta për të është konfirmuar në vitin 2012..”

“Deri më 27 prill po presim edhe pak. Jemi të drejtë dhe e drejta do të fitojë. Është pritur që nuk do të merret vendimi sot. Po presim edhe tri javë. Është konfirmuar sa i pastër jam më 29 nëntor 2012 është konfirmuar e vërteta, juridiksionin e Serbisë nuk e njoh. Përgjigjen saherë që e kërkojnë, do ta kenë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ne fund ka pershëndetur të gjthe shqiptaret qe vizituan dhe protesutuan për lirine  e komandantin, ish-kryeministerit te Kosovës.

SHPËRNDAJE