Preshevë, 26 prill  -“Mbështesim Tiranën dhe Prishtinën për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por jo pa Preshevën!..” kjo deklaratë e te parit të Lugines së Preshevës Jonuz Musliut gjate nje interviste per agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” me 20 prill, te ketij viti, qe dy jave rresht ka çuar peshë Serbinë me  ej ser reagimesh e deklarfatesh amdje edhe ekrcnime me burg apo me vdekje pasi ai këmbëngul në bashkimin e Luginës me shtetin amë të Kosovës, konform vullnetit të popullit etnik shqiptar të Medvegjës dhe Bujanocit në referendumin gjithpopullor të 1 e 2 marsit 1992.

Kjo deklaratë  e tij bashke me ate se “presidenti im eshte Edi Rama dhe jo Vucic” ka quar peshë dhe pluhur mediat bashke me personalitete dhe analistë serbe ne Beograd duke dhene ide e supozime se kush mund të qendrojne “pas ketij projekti”, pas ketyre deklaratave për “Shqiperinë e Madhe”?

 

Madje sot mediat serbe duke ju “referuar sherbimeve te tyre” bashke me disa deklarata te analisteve paskan “zbuluar”  se “pas deklaratave te fundit Edi Rames, Hashim Thacit dhe Jonuz Musliut qëndroje Turqia e Erdoganit, SHBA-të dhe BE”

 

Por lideri nga Lugina e Preshevës Jonuz Musliu, mendon pak me ndryshe. Ai duke hedhur poshte të gjitha keto ide, permes agjencise se lajmeve “Presheva jonë” ka demantuar duke pohuar se “keto cfare lexojme dhe  degjojme nga Beogradi rreth “Shperisë së  Madhe” se gjoja qëndrone Turqia apo SHBA-të jane spekulime tashmë te njohura.

 

Madie, mediat dhe analiste ne Beograd janë kurioz dhe duan te dijnë  se kush qendron pas ideve te Jonuz Musliut te “shkëkputjen e Jugut te Serbisë” dhe bashkimin me Luginën e Preshevës me Kosovën ?!

Lidhur me ketë Jonuz Musliu ju eshte pergjigjur Beogradit duke qeshur se  “pas deklaratave të mia qëndor Vladimir Putin.”

Sipas tij “presidenti rus eshte ai që më ka inkurajuar bashkimin e Luginës se Preshevës me Kosovën”

Ish-kreu i UÇPMB-së dhe aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu, është shprehur se nëse rajoni i Krimesë në Ukrainë do t’i bashkëngjitet Rusisë vetëm me një referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën.
“Nëse Moska e kërkon Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Luginën e Preshevës”, është shprehur Musliu për “Presheva Jonë”.

Ndërsa, rikujtojmë edhe një herë verdiktin e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, të shpalosur demokratisht në referendumin e 1-2 marsit 1992, në të cilin qytetaret e këtij rajoni u shprehën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën”

Madje sipas liderit shqiptar nga Lugina z.Musliut vullneti i shqiptareve etnik ne Lugine për t’u bashkuar me Kosovëne e mbeshtet edhe karta e Helcinkit dhe OKB-së e cila ju garanton popujve autokton vetevendosje..”

Musliu ne fund ka perkujtuar se, Lugina e Preshevës gjatë historisë ka qenë pjesë integrale e Kosovës. Ajo është ndarë nga Kosova në vitin 1945-1956, nga komunistët jugosllavë, në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubin Potokun.

 

SHPËRNDAJE