Eksperti portugez i Real Madridit, Hoze Murinjo, është shprehur i kënaqur me lojën dhe fitoren e thellë të skuadrës së tij ndaj Osoasunës.

http://www.botasot.info/img/mou.jpg“Mbretërit” në fundjavën që e lamë pas munden bindshëm prej 7:1, Osasunën në kuadër të La Ligës.

“Ne jemi duke luajtur mirë. Ne jemi duke treguar seriozitet gjatë çdo loje. Ne çdo fitore që kemi arritur deri tash i kemi merituar dhe se nuk me kujtohet nëse ne kemi fituar ndonjë lojë pa meritë”, ka thënë Murinjo.

Real Madridi ndaj Osasunës ka luajtur lojën e parë në mesdite saktësisht në orën 12:00.

“Është fantastike të luash në mesdite, sepse tifozët shkuan në shtëpi dhe kishin në dispozicion pjesën tjetër të ditës”, ka thënë portugezi.

SHPËRNDAJE