Pas debateve mbi ndërtimin e murit në lumen Ibër në Mitrovicë, ka reaguar edhe ish-ushtari i UÇK-së, britaniku Jon Harrison.

 

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ushtari britanik thotë se ndërtimi i murit është një poshtërim dhe nëse autoritetet e Kosovës nuk e heqin, ai do shkojë vetë ta shembë.

 

Jon Harrison ka qënë i angazhuar si pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 138 dhe ishte pjesëmarrës i Betejës së Koshares.

 

Postimi i plotë i Harrison:

“Më vjen mirë të shoh se serbët kanë ndërtuar një mur në Mitrovicë… do të jetë vepwr e raketave RPG-ve. Seriozisht, ky mur është poshtërim dhe shpresoj se shërbimet e sigurisë së Kosovës do të analizojnë anën tjetër të murit. Nuk është shaka kjo punë.

Ligji do të vendos se muri është ilegal dhe jam i sigurt se me forcë do të hiqet, nëse jo do të vijë vetë me një çekan”, ka shkruar ish-ushtari i UÇK-së.

 

Sipas BE, muri në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës është pjesë e projektit për rivitalizimin e urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me zonën e këmbësorëve. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët e Bashkimit Evropian të cilët kanë thënë se në fakt ai nuk do të jetë mur, por shkallë që do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve nga njëra anë në tjetrën.

SHPËRNDAJE