Formacione të tjera, që janë një rrjet i shpërndarë i organizatave kriminale e që veprojnë në grupe më të vogla të organizuara, janë “Garda e Car Lazarit”, grupi “Most”, grupacioni special i ndërhyrjeve të shpejta që veten e quan “Razbijaci”, pastaj “Pit Bull”, “Gvozdeni Puk”, “Cakali”, “Obraz”… Në raport përmendet grupi i organizuar i huliganëve që veprojnë në rajonin e Kroit të Vitakut, “Brdnjaci”,pastaj grupet tjera që veprojnë në një formë tjetër të pavarur, si “Elite Delije sever”, “Grobari”, “Kosmet”, “Zvecanci”, “Mitrovicani” dhe “SNP 1389”.

Në një raport që është hartuar si dokument konfidencial për nevoja të këmbimit të informatave, në krye të ranglistës së gjashtë strukturave kriminale që veprojnë në veri të Kosovës, është renditur MUP-i serb, raportojnë mediet.

Grupet që kryejnë veprime të ndaluara në emër të strukturave ilegale të sigurisë, po vëzhgohen dhe po regjistrohet edhe për veprimet e tyre politike në terren, në mënyrë që me rastin e marrjes së aksionit për kapjen e organizatorëve të tyre, operacioni të jetë sa më i suksesshëm.

Koordinimi, sipas burimeve të medieve, po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e sigurisë së KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Sipas një raporti, bëhet fjalë për hetimin e deritashëm të veprimtarisë kriminale nga grupacionet e krimit të organizuar në veri të Kosovës – dyshohet se në këtë pjesë të vendit zhvillohen format më të rënda të krimit të organizuar, që mundësojnë edhe financimin e aktiviteteve të individëve nga këto struktura.

Dyshohet se veriu është një nga korridoret kryesore të trafikimit me armë, me drogë, me qenie njerëzore, kontrabandim me rrjete të ndryshime emigrantësh, kontrabandim i të gjitha llojeve të mallrave me vlerë të lartë të akcizës dhe importe apo eksporte në emër të kompanive të rrejshme që nuk janë të regjistruara zyrtarisht as në Kosovë e as në Serbi.

Gjithashtu, në veri grupet e organizuara kriminale merren edhe me kontrabandimin e medikamenteve, bagëtisë, pajisjeve teknike, automjeteve të vjedhura dhe të regjistruara fals…

Ky raport, që është hartuar si dokument konfidencial për nevoja të këmbimit zyrtar të informatave, në krye të ranglistës së strukturave kriminale – 6 organizatave që veprojnë në veri të vendit – e ka renditur MUP-in serb.

Si organizatë e dytë është formacioni paraushtarak i emërtuar si Mbrojtje Territoriale dhe organizata e tretë është e ashtuquajtura BIA.

Tri formacione të tjera, që shërbejnë si logjistikë e fuqishme organizative në shërbim të tri organizatave të para, janë Këshilli Nacional Serb, “Rojet e Urës” dhe Kuvendet paralele Komunale.

Formacione të tjera, që janë një rrjet i shpërndarë i organizatave kriminale e që veprojnë në grupe më të vogla të organizuara, janë “Garda e Car Lazarit”, grupi “Most”, grupacioni special i ndërhyrjeve të shpejta që veten e quan “Razbijaci”, pastaj “Pit Bull”, “Gvozdeni Puk”, “Cakali”, “Obraz”… Në raport përmendet grupi i organizuar i huliganëve që veprojnë në rajonin e Kroit të Vitakut, “Brdnjaci”,pastaj grupet tjera që veprojnë në një formë tjetër të pavarur, si “Elite Delije sever”, “Grobari”, “Kosmet”, “Zvecanci”, “Mitrovicani” dhe “SNP 1389”.

Të gjitha këto grupacione dyshohet se e kanë një qendër të përbashkët koordinimi, për çka institucionet vendore dhe ndërkombëtare të inteligjencës së sigurisë janë duke mbledhur informacione të sakta, në mënyrë që fillimi i aksionit të rezultojë edhe me kapjen e kokave kryesore që drejtojnë secilin organizatë ose grupacion ekstrem.

SHPËRNDAJE