mujshslalssMujë Shala (djathtas): Shqiptarët në Zvicër dhe diasporë po mobilizohen, te gatshëm për protesten e 1 shtatorit ne Prishtinë. Z.Shala  është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Gjenevës. Ai është njëri ndër aktivistët më të zellshëm dhe të përkushtuar të Lëvizjes VV në Zvicer dhe diasporën shqiptare.

 

 

“Në Zvicër dhe dipasora po moiblizohen, te gatshëm për prtesten e 1 shtatorit ne Prishtine. Por nuk e përjashtojmë mundësin qe të kemi edhe ndonjë protestë para Ambasadës së Republikës në Bern…” ka thëne sot  kryetari i VV dega ne Zvicër Muje Shala ek.i diplomuar ne nje intervsite per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

 

PJ: z.Mujë Shala, meqë jeni kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, si subjekti më i madhë shqiptar në Zvicër. Si po i ndjek mërgata zhvillimet e fundit në Kosovë rreth Demarkacionit?

 

 

Shala: Jo vetëm aktivistë por edhe shumë bashkëatdhetarë të tjerë do t’i bashkohen protestës nga e gjithë Zvicra

mujash

Mujë Shala: Është e vërtet që jo vetëm në Zvicër, por gjithandej nëpër shtetet europiane dhe më gjërë, Lëvizja Vetëvendosje! është subjekti më i madhë politik i organizuar në mërgatë. Sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, ne po ndjekim me shumë shqetësim, insistimin e Qeverisë PRONTO që të ratifikojë atë me 1 shtator. Tashmë nuk ka dyshim se kjo Qeveri ka kapur shtetin dhe përbëhet nga njerzë mafioz të nëntokës. Republika e Kosovës ka degraduar shumë dhe kjo Qeveri është duke rrezikuar shumë seriozisht, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Natyrisht që kjo na shqetëson shumë.

Ne po punojmë pa nderpre që të mobilizojmë sa më shumë mërgatën tonë në kundërshtimin e kësaj marrëveshje përmes takimeve dhe tubimeve me bashkatdhetarë, shoqata të ndryshme dhe studentë.

Pas gjithë ekspertizës, ne nuk kemi as më të voglin dyshim se Kosova po humb territor. Andaj,mergata e përkrahë pa rezervë prostesten e 1 shtatorit kundër këtij Demarkacioni. Bashkadhtetarët janë shumë të interesuar të marrin pjesë në protestë. Por nuk e përjashtojmë mundësin qe të kemi edhe ndonjë protestë para Ambasadës së Republikës në Bern.

 

PJ: Me 1 shtator është paralajmëruar një protestë e madhe. Per çka është fjala këtu? Si dhe mërgata shqiptare sa është e mobilizuar, e intersuar te marrë pjesë në të?

Mujë Shala: Po, është fjala për një protestë të madhe paqësore, demokratike dhe të fuqishme. Kjo nuk është vetëm prostestë e Vetëvendosjes. Është protestë gjithëpopullore. Populli i Kosovës nuk do të rrijë indiferent për padrejtësin që po i bëhet Republikës. Sheshet do të jenë të mbushura me plotë qytetarë pa dallime partiake. Ky territor nuk i takon një subjekti poltik, por i takon shtetit të Kosovës. E në këtë rast, as mërgata nuk do rrij duar kryq. Andaj, e kemi obligim secili nga ne, që ta ndalim këtë të keqe dhe këtë cungim të territorit që kjo Qeveri kusilinge po mundohet t’ia imponoj Kosovës.

Shumë nga aktivistët tanë do të jenë në Prishtinë me 1 shtator. Çka është ende me inkurajuese, se jo vetëm aktivistë por edhe shumë bashkëatdhetarë të tjerë do t’i bashkohen protestës nga e gjithë Zvicra. Nga koordinimi i Qendrave tona në mërgatë, të gjitha qendrat janë në mobilizim dhe një numër i madhë i tyre do të jenë në Prishtinë me 1 shtator.

PDK dhe LDK janë e keqja e këtij vendi. Bashkë me rrëzimin e Demarkacionit duhet të bie edhe Qeveria. Këto dy parti shkelen idealet, shkelen gjakun e dëshmorëve, na i vodhën fondet e luftës, na ndrruan flamurin, tani duan të na marrin edhe tokën. E këtë nuk do ta lejojmë me asnjë çmim.

Kjo Qeveri ka humbur rrugën. Në vend të forcës së argumentit, ajo është shëndrruar në një mjet propagandistik duke trumbetuar ratifikimin e kësaj marrëveshje. Deputetët tanë brenda Parlamentit dhe populli në sheshe do ta ndalin këtë të keqe. E drejta është në anën tonë, ndërsa tradhëtia në anën e Qeverisë.

 

Shala: Bashkë  është e mundshme !

PJ: Mediet zvicerane sa po e ndjekin situatën e tensionuar në Kosovë, në Kuvend dhe aktivtetet e VV-së?

Muje Shala:  Duke pasur parasysh zhvillimet gjeopolitike në botë, sigurisht që në mediat zviceriane Kosova nuk është qështja kryesore. Por, prap se prap zhvillimet politike pasqyrohen mjaftueshem në shtypin zviceran.  Kur në një shtet i ri europian, me një deomkraci të re shëndrrohet në një vend autoritar, e aq më tepër kur protagonistët e këtij konstelacioni politik, kanë jetuar një kohë të caktuar në Zvicër, është evidente që zgjon interesimin e medieve ndërkombëtare, e në veçanti atyre zvicerane. Kjo Qeveri paraqitet si autoritare dhe e zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion, e cila po dëmton shumë imazhin e Kosovës në nivel ndërkombëtar.

Por jo vetëm mediet por edhe politika zvicerane i ndjek me shumë interes zhvillimet politike në Kosovë, brenda Kuvendit dhe  ato të Lëvizjes Vetëvendojse!

Sigurisht që edhe bashkëpunimi i Lëvizjes Vetëvendosje me partitë zvicerane të majta dhe ato të Qendrës së majt, jep një element shtesë medieve zvicerane që aktivitet lidhur me Kosovën të ndiqen më nga afër. Bashkëpunimi ynë më këto parti po fuqizohet. Në fillim të muajit Gusht, Driton Çaushi, deputet i VV-së dhe unë ishim të ftuar nga Partia Socialiste në Universtitetin Veror në nivel Federal për të rritur bashkëpunimin mes subjekteve tona.

Përveç medieve zvicerane, ekzistojnë edhe disa portale shqiptare të cilat jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në atë frënge dhe gjermane, informojnë publikun për aktivitetet e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe zhvillimet politike në Kosovë. Pra, bashkë  është e mundshme te bejme gjithecka per vendlindjen, vendin tone. Kur ne lufte kemi sakrifikuar, tash ne liri e kemi me lehte..  ikbvashsks

SHPËRNDAJE