Jose Mourinho e hedh pas krahëve sfidën me Ajaxin në Champions dhe fillon të mendojë për El Clasicon dhe pse në fakt zgjedhjet e bëra prej tij ndaj holandezëve, të bëjnë të mendosh se portugezi ndeshjen me Barcelonën e bluan në mendje prej ditësh. Trajneri i Los Blancos e cilësoi El Clasicon si ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit por pa harruar të theksojë se gjithsesi mbetet një 90 minutësh që vlen tre pikë:

“Real-Barcelona është një takim që ke dëshirë ta luash. Ne e vlerësojmë shumë dhe Barcelona besoj se bën të njëjtën gjë. Pët të qënë realist El Clasico është një sfidë ndryshe nga takimet e tjera të La Ligas. Dashamirësit e futbollit ngulen përpara televizorit kur luhet kjo ndeshje. Megjithatë objektivi i Realit është të fitojë kampionatin, në këtë këndvështrim El Clasico vlen vetëm tre pikë”.

Dy rivalë direkt që janë të ndërgjegjshëm se nëse marrim pikët maksimale, tjetri do t’i humbasë ato”. La Decima apo Championsi i dhjetë është shndërruar në një obsesion për tifozët e Realit por Mourinho vazhdon të mbetet i mendimit se triumfi në Evropë ka nevojë dhe për pak fat:

“Championsi është një kompeticion që varet nga detajet. Nuk mendoj se Chelsea ishte skuadra më e fortë sezonin e shkuar por në fund arriti të fitojë. Sigurisht që u gëzova për këtë gjë, sepse jam paksa tifoz I bluve. Unë mendoj se një skuadër e mirë arrin gjithmonë në çerekfinale apo gjysmëfinale por më pas janë detajet dhe fati që vendosin”.

Një forcë e re po lind në futbollin evropian, Paris Saint Germain dhe sigurisht që një pyetje për një të ardhme të mundshme të portugezit në Francë nuk mund të mungojnë por përgjigja e Murinhos është e prerë:

“Paris Saint Germain? Sigurisht që të fitojë një tjetër titull në një tjetër kampionat evropian është një motiv për mua por për momentin një transferim të mundshëm në Francë nuk e shoh të mundur”.

SHPËRNDAJE