Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Rusia nuk po merr pjesë në diskutimet me Shtetet e Bashkuara ose vendet e tjera në lidhje me një transformim politik në Siri, që do të përfshinte largimin e presidentit Bashar al-Asad nga detyra.

Lavrov tha të premten se kishte “lexuar diku” se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë diskutuar për një Siri post-asadiane.

“Kjo nuk është e vërtetë”, tha Lavrov, duke shtuar se Moska “nuk përfshihet në përmbysjet e regjimeve.”

Ministri i Jashtëm francez Lorent Fabius tha të premten se ai beson se Rusia është e shqetësuar se kush mund të vijë në pushtet pas rrëzimit të Asadit.

Rusia, aleate e Sirisë iu ka bërë thirrje edhe qeverisë edhe opozitës siriane, që të zbatojë planin ndërkombëtar për paqe, i cili bën thirrje për armëpushim nga të gjitha anët.

SHPËRNDAJE