Nga një video që është publikuar nga ISIS, shihen xhihadistë që vrasin një mashkull homoseksual, duke e hedhur atë nga një ndërtesë e lartë, shkruan DailyMail.
Në atë video shihet një anëtar i grupit terrorist duke ju drejtuar një turme me burra dhe djem që janë mbledhur rreth ndërtesës, në të cilën qëndron ISIS në Mosul të Irakut.
Ekstremistët më pas u thonë turmës që burri është shpallur ‘fajtor’ në akuzën se është homoseksual, gjë e cila është e ndaluar sipas ligjit të Sheriatit dhe duhet të dënohet me vdekje.