Mogherini pritet të takohet me liderët e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë, vizita e saj në Prishtinë do të ketë një rëndësinë shumë të madhe pasi do të marrë pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve në urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

Sipas agjendës së saj, Mogherini pritet të zhvillojë takime te mbyllura me presidentin Thaçi dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Pritet që gjatë drekë temë kryesore e diskutimit është demarkacionit me Malin e Zi, i cili është parakusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Advertisement

Tema kryesore e kryediplomates do të jetë miratimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, i cili do t’i hapë rrugën liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga ana tjetër, gjatë vizitës së saj në Maqedoni, Mogherini do të flasë me liderët politik për krizën pas zgjedhjeve dhe qeverinë e re.

Ndërsa në Serbi, mësohet se tematika kryesore do të jetë rruga e këtij shteti drejt Bashkimin Europian. Por, eurokomisioneri Hahn i ka vënë si kusht për integrimin në BE të Serbisë, njohjen e Kosovës, të cilën presidenti serb Tomislav Nikoliç e ka kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm njohjen e Kosovës.