Medvegjë, 23 dhjetor  -Sot ne diten kur Marko Gjuric ka vizituar Medvegjën, Kuvendi eshte mbledhur por pasi keshilltaret e Partise per Veprim Demokratik kane leshuar demonstrativisht mbledhjen e Kuvendit, dihen shkaqet. Shkaku i ketij veprimi, sipas Flroim Sahiti, ka qene se ne buxhetin lidhur me vitin 2017 nuk jane perfshire propozimet te cilat PVD-ja i ka propozuar per mbeshetje te nje se projekektesh e programesh per shqiptaret e Medvegjës, citon agjenca e lajmeve “Presheva jonë”

Keto propozime kane qene:
1.Punesimi ne mase me te madhe te Shqiptareve ne suaza ligjore.
2. Financimi ne mase me te madhe ne infrastrukture.
3. Zgjidhja e problemit te adresave fiktive, dhe
4. Financimi i shpenzimeve lidhur me kthimin e Shqiptareve ne trojet e veta.
Te gjitha keto propozime kane qene te dakorduara edhe me PD (Partia Demokratike – dega ne Medvegje). Gjate muajve te kaluar PD-ja ishte e zeshme me kritika dhe fyerje naj veprimeve te PVD-se, me argumente qe eshte punuar shume pak ne pikat e permendura me larte. Po ashtu PD-ja ka dhene deklarata se nuk duan te jene ne pushtet me partine e Vucicit, ku kjo e fundit ka bere manipulime me vota ne zgjedhjet e fundit. “Partia Demokratike e refuzoi oferten per bashkim kombetar dhe shfrytezoi rastin e leshimit te pushtetit nga ana e PVD-se, ne menyre qe te hyje ne pushtet.” ka thëne  Flurim Sahiti per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Por sot, cuditerisht ne mbledhjen e kuvendit, PD-ja sikur kihste harruar kritikat, harroi se ne pushtet eshte partia e Vucicit dhe e votuan buxhetin per vitin 2017. Mos valle PD-ja ka bere koalicion me partine ne pushtet dhe deshiron te qeverise ne Medvegje?!

SHPËRNDAJE