Plani aksional, apo siç po vlerësohet kohët e fundit, madje edhe nga liderët shqiptarë gjithëandej si “kolonizimi” i Preshevës, sipas informacioneve të Agjencisë së Lajmeve “Presheva Jonë” ende të pa konfirmuara do të realizohet në lokacionin mes fshatit Miratoc dhe Cakanoc, diku afër fushës së futbollit të fshatit Miratoc.

Do të jetë ky një projekt sigurishtë i dëmshëm për Preshevën, por edhe për fshatinë Miratoc në veqanti, pasi që tek Agjencia e Lajmeve “Presheva Jonë” , nga fshatarët e Miratocës kanë ardhur ankesa të mëdha duke paralajmëruar edhe protesta parandaluese, pasi që sipas tyre, janë fshatarët e këtij fshati të cilët prej shekullit XVIII deri sot, tokat e tyre janë detyruar ti blejnë madje deri në tri herë, pasi që disa herë ka ndodhur që në mënyrë të dhunshme tu merren tokat.

Së fundi, për planin aksional, ose kolonizimin e Preshevës ka folur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Dr. Sali Berisha, i cili apeloi të parandalohet kjo punë e cila dëmton fuqishëm substancën shqiptare në komunën e Preshevës.

SHPËRNDAJE