L’image contient peut-être : une personne ou plus, personnes debout, costume, mariage et plein airShtetasit e Kosovës që kthehen nga Zvicra në atdheun e tyre duhet të marrin përsëri pensionin e tyre AHV ose IV. Pas Këshillit të Shtetit, edhe Këshilli Kombëtar miratoi këtë parim sot. Lajmin e bne te dituar Ministria e Punev te Jashtme e Zvcres (DFAE) ne Benrë për agjencine e lajmeve “Presheva Jonër” ne Zvicër.

Një lajm i mirë nga Berna. Zvicra pas tetë vitesh ju rikthen pensionet kosovarëve ne vendlindje

Ju perkujtojme se pas cvdkje sse Jugosllavise e me pas edhe te Serbisë se madhe qe perhshinte edhe Kosoven dikur para viitit 1999, Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra deri tani nuk kishte marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore. Këshilli Federal ndërpreu marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me ish-Jugosllavinë në prill të vitit 2010 në lidhje me Kosovën. Si arsye ai thirri pastaj hetimet e dështuara kundër mashtruesve të mundshëm. Hetuesit ishin kërcënuar me jetë.

Marrëveshja rikthen koordinimin e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Kosovës pas disa viteve të ndërprerjes. Përmbajtja e marrëveshjes korrespondon me marrëveshjet e tjera të sigurimeve shoqërore të lidhura nga Zvicra dhe bazohet në standardet ndërkombëtare.

Një pakicë SVP, e cila gjithashtu votoi kundër marrëveshjes, u mposht në mënyrë të qartë. Modeli i kthehet Këshillit të Shteteve me këtë ndryshim.

Që atëherë, shtetasit e Kosovës nuk kanë marrë pensionet zvicerane të AHV (AVS) dhe IV jashtë vendit. Nëse dëshironi, rimbursimi i kontributeve të AHV mund të kërkohet në vend të pensioneve të pleqërisë ose të të mbijetuarve. Në të ardhmen, shtetasit e Kosovës të moshës së pensionit të cilët nuk kanë kërkuar rimbursim të kontributeve të tyre, mund të aplikojnë për pagesat e pensioneve jashtë vendit. Sidoqoftë, nuk mund të pohohen pretendime retroaktive për periudhën para prillit 2010.

Vendimin e ri te Qeverise zvicerane e ka pershnëdetur sot edhe shefi i diplomacise kosovare Behgjet Pacolli

Vendimin me te ri te Qeverise zvicerane e ka pershnëdetur sot edhe shefi i diplomacise kosovare Behgjet Pacolli. Per kete z.Pacolli ka fanderuar dhe i ka shprehur mirënjoihje ambasadorit ziceran ne Prishtinë Jean-Hebert Lebet. Ne vazhdim ministri kosvar ka deklaruar se “I jam mirënjohës Ministrit të Jashtëm Ignazio Cassis  për premtimit e mbajtur dhe mbështetjen e plotë për këtë çështje të rëndësishme për qytetaret tanë. Marrëveshja e miratuar mundëson pagesën jashtë vendit të pensioneve për qytetarët e Kosovës qe jetojnë dhe kanë punuar në Zvicër.”

Minsitri Pacolli përmes agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvcer ka deklaruar se “Kontributi i Zvicrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës..”

“Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicrra.” ka then z.Pacolli.

Nefail Maliqi, Gazetari yne ne Zvicer në emer të komunitetit shqiptarë ne Zvicë ka flenderuar shefin e diplomacise Zvicerane Ignazio Cassis për rolin dhe kontributin e Zvicres para, gjate dhe pas lufes ne Kosovë

Ne nje prononcim me të minstrit të ri te”puneve te jashtme ne Zvicër z.Ignazio Cassis për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicer rreth rolit te Zvicres ne Kosove dhe imazhit  te shqiptareve ne këte vend ai ka thene se “Zvicra me duket se ka bere aq sa ka mundur, maksimumin për Kosoven duke perkathru jo vetëm me kotribute humanitare, por edhe ushtarakisht  permes djemve tane me smion ne Swisscoy dhe ne diplomacine nderkombëtare, nese kujtojme ate se vendi yne ishte nder venddet e para qe njohu pamvaresine e saj. Keshtu që tradita e bashkepunimit dhe maredhënieve te mira te Zvicres me Shiperine dhe Kasovën do te vazhdojen edhe me tutje.. ”

“Sa i perket shqiptareve ne Zvcer, mund te them se ata jane sa ta vyeshem po aq edhe punëtor, ndryshe nuk do te ishte komuniteti me i rndesishem dhe me  integruar ne vendin tonë…” ka thënë ne fund për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër  z.Ignazio Cassis , kandidat i mundshem per minister i puneve te jashtme (Keshlltar Federal) ne konfederaten Helvetike

SHPËRNDAJE