L’image contient peut-être : 5 personnes, personnes assises et intérieurGjenevë, 29 qershor -Samiti botëror i 30-të, tashmë tradicional  i Forumit Crans Montana sot ka pefundura në Gjenevë, ku Kosovba dhe shqiptaret u prezentuan denisisht ne kete forum boteror.

Nefail MALIQI

(Drejtpersedrejti nga Forumi Ndekrombëtar i Carns Montana ne Gjenevë)

Siq kemi njoftuar ne mesin e shumë burrështetasve, kryeministrave dhe ministrave nga vendet e ndryshme, në Forumin e sivjetëm jubilar n Zvicër morën pjesë edhe delegacione shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ky forum me temta dhe debatit e saj pergajte kater diteve ishte një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e paqes, zhvillimit dhe stabilitetit.

Nga Kosova ne Forumin Ndërkombëtar Crans Montana në Gjenevë prezentoi ish-presidenti, ministri i Punëve të Jashtme dhe Zv.kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli i shoqëruar nga ministri i Infrastruktures Pal Leka, Flamur Mrasori nga Banka Qendrore e Kosovës, Burbuqe Bakija-Deva zv.ministre e Kultures etj.

Para përfaqësuesve të shteteve, organizatave e institucioneve të tjera ndërkombëtare, ministri i Infrastruktures Pal Leka prentoi denjissht progresin ne Kosovë përmes zhvillimit të infrastrukturës dhe transportit, ku Kosova po bëhet qendër e lidhjes mes vendeve të rajonit dhe katalizator i fqinjësisë së mirë.

Fjalimi i ministri i infrastruktures Pal Leka u mirëprit nga te pranishmit e fourmit nderkombëtar Crans Monatan ne Gjenevë 

Ministri Keka duke flanderuar presidentin e Formuti Jean-Paul Carteron dhe te pranishmit tjere ne fillim tha  se “Kam nderin e veçantë që sot të jem pjesë e këtij forumi, dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal ju falënderoj për ftesën, ku në mënyrë të shkurtër do të prezantoj përvojat dhe arritjet e Republikës së Kosovës në fushën e infrastrukturës dhe transportit. Në kuadër të Strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e sektorit të transportit si parakusht për një zhvillim ekonomik, prioritet i është dhënë në fazën ë parë zhvillimit të Infrastrukturës rrugore, ndërsa tani është filluar edhe me investimet në sektorin hekurudhor. Investimet në Infrastrukturë dhe transport janë komponent e nevojshme për krijimin e kushteve për zhvillimin ekonomik. Kosova ka një infrastrukturë rrugore e cila është në funksion të zhvillimit të veprimtarive të ndryshme biznesore, kjo infrastrukturë rrugore mundëson qasjen e shpejtë dhe të papenguar të bizneseve në tregun vendor dhe në atë rajonal.”

Ne vazhdim ai ka phuar se “Transporti i mallrave dhe udhëtarëve, kryesisht bëhet përmes rrjetit rrugor dhe një pjesë edhe përmes atij hekurudhor. Në këtë kontekst prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka qenë Integrimi i Kosovës brenda Rrjetit Rajonal të Transportit, ku përfshihen Modernizimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Zhvillimi i Drejtimeve Rrugore 6 dhe 7 përgjatë korridoreve pan-evropiane dhe Rehabilitimi i Rrjetit të Hekurudhave. Zhvillimi dhe Modernizimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është duke vazhduar me sukses, duke pasur parasysh numrin gjithnjë në rritje të pasagjerëve dhe kompanive ajrore që operojnë në Aeroport. Në prill të vitit 2010 ka hyrë në fuqi Kontrata e PPP–së në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konsorciumit Turko – Francez Limak- Aeroport de Lyon për dhënien me Koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, dhe ky është një nga shembujt e suksesshëm të projekteve të Koncesionimit në Evropën Juglindore. Këtu po punohet në zgjatjen e pistës, investim ky që krahas sigurisë, hap Kosovën për linja të reja nga të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe ato të distancave më te largëta. Përmes implementimit të suksesshëm të partneritet publiko-privat të Aeroportit Adem Jashari, Qeveria e Kosovës po dëshmon se Institucionet e Kosovës janë të gatshme dhe profesionalisht të përgatitura për të implementuar projekte të mëdha në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare, duke siguruar investime, punësim, zhvillim dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës.”

Lekaj: Kosova, përmes infrastruktures po bëhet qendër e lidhshmërisë, duke ndikuar në zhvillim ekonomik vendor e rajonal si dhe sigurisë dhe stabilitetit

L’image contient peut-être : plein air“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar vazhdimisht në modernizimin e infrastrukturës rrugore, drejtimet rrugore të autostradave 6 dhe 7 janë me rëndësi primare për ekonominë e Kosovës dhe në mënyrë strategjike për rajonin, duke përbërë dy lidhjet kryesore në kuadër të rrjetit rajonal të transportit dhe kryeqyteteve fqinje. Qeveria e Republikës së Kosovës brenda periudhës 10 vjeçare ka ndarë mbi 2 miliardë Euro nga Buxheti në ndërtimin e 150 kilometrave Autostradë sipas Standardeve TEM, ka përfunduar 90 kilometra rrugë Nacionale me 4 shirita dhe sot ka ndërtuar dhe rehabilituar mbi 90% të rrjetit të brendshëm rrugor. Përfundimi i Projekteve te Autostradës R 7 Morinë – Prishtinë(lidhja me Shqipërinë) dhe R6 Prishtinë – Hani i Elezit (kufiri me Maqedoninë e Veriut), e kanë kthyer Kosovën në vend tranzit për rrjetin e transportit të Evropës Juglindore, ndërsa një vëmendje e veçantë i kushtohet pjesës se mbetur nga Besi deri në Merdare (28.6 km) e cila planifikohet të ndërtohet në kuadër të bashkëpunimit me Institucionet Financiare Ndërkombëtare ( BERZH-in dhe EIB-ne). Kanë filluar punimet në realizimin e projektit të Autostradës Prishtinë –Gjilan – Dheu i Bardhe, i cili financohet nga Buxheti i Shtetit..” ka thëne Mnistri i infrastrktures Pal Lekaj ne foumrin ndekro,mbëtar Crans Monsta qe ka perfunduar punimet e veta sot ne Gjenevë, transmton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra

Sipas z.Leka “ky drejtim rrugor lidhet me drejtimet kryesore rrugore të Evropës Juglindore Autostradat 6 dhe 7 si dhe me korridorin X në Serbi. Përveç projekteve strategjike te autostradave, Ministria e Infrastrukturës është duke vazhduar me implementimin e projekteve të ndërtimit të rrugëve Nacionale N9 Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë – Zahaq (EBRD-EIB) dhe N2 Prishtinë – Mitrovicë (Fondi Saudit, Banka Islamike dhe OFID-i) . Jemi në plane të përbashkëta të lidhjes me tunel, të gjatë rreth 7 kilometra, që do të bëjë rrugën e komunikimit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi shumë me të shkurtër dhe më atraktive. Krahas Investimeve në rrjetin rrugor, një vëmendje e veçanti do ti kushtohet Rehabilitimit të Hekurudhave, ku në bashkëpunim me EBRD-ne dhe EIB-ne, planifikohet Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore X, Leshak – Fushe Kosove – Hani i Elezit.”

Zonja dhe Zotërinj, Me mbi 90% të rrugëve të brendshme tërësisht të reja, me krijim të këtyre lidhjeve të nevojshme për qarkullim nga njëri vend fqinj në tjetrin përmes Kosovës, po bëhemi qendër e lidhshmërisë, duke ndikuar në zhvillim ekonomik vendor e rajonal. Vendi më i ri evropian, përmes infrastrukturës së denjë, sigurisë dhe stabilitetitm, tha ne fund Ministrim Pal Lekaj.

SHPËRNDAJE