Kampioni i ri i Italisë ka përgatitur një super ofertë për mesfushorin e Bajern Munih, Bastian Shvajnshtajger.
Mediet në Itali kanë raportuar se Milan do të ofrojë 30 milionë euro dhe mesfushorin Matju Flamini që të bindë drejtuesit bavarezë për të liruar organizatorin e lojës së tyre.
Shvajnshtajger, gjithashtu, ka pasur oferta edhe prej Interit, Mançester Junajtedit dhe Real Madridit.