Shkencëtarët për një kohë të gjatë i kanë analizuar martesat e çifteve të lumtura për të kuptuar se ku gjendet fshehtësia e suksesit të tyre. Ja disa këshilla: Ndryshojeni orarin e vjetruar.

Dreka ose darka një herë në javë në restorantin e preferuar nuk do ta ndezë martesën tuaj dhe nuk do të ju mbushë me pasion, pohon Artur Aron, sociolog dhe psikolog në universitetin “Stoni Bruk”.Studimi i tij ka zbuluar se njëri prej faktorëve të rëndësishëm të një martese të suksesshme është sjellja e vazhdueshme e gjërave të reja. Kjo nuk do të thotë se çifti duhet të heqë dorë nga aktivitetet e preferuara të përbashkëta, por rekomandohet kombinimi me disa aktivitete të reja. Vetëm zgjidhni diçka që nuk keni bërë më parë dhe lëshohuni së bashku në përvoja të reja.

Pyetja të cilën duhet ta bëni çdo ditë

I/e dashur, si e kalove ditën? Po, tingëllon si klishe, por funksionon. Edhe nëse për një kohë keni harruar ta bëni atë pyetje, mos u tërhiqni, përsëriteni atë. “Ndarja e atyre informatave me partnerin, pa e pasur parasysh se janë të parëndësishme, ndikojnë pozitivisht në lidhje”, pohon Angjela Hiks, nga universiteti “Uestministër”. Studimi i saj ka zbuluar se çiftet, të cilat ndërmjet tyre vetë ndajnë përvoja pozitive, më pas janë më të lumtur.

Kur të grindeni,jini të ndershëm

Kur shkencëtarët para pak kohësh e kanë bërë një studim në temën e grindjes ndërmjet bashkëshortëve, kanë ardhur në përfundim se ato çifte të cilat gjatë diskutimeve i përdorin fjalët “ne”, “neve” dhe “e jona” janë në gjendje të shprehin qëndrime më pozitive se sa ato të cilat përdorin fjalët “unë” dhe “ti”. “Çiftet të cilat e përdorin gjuhën ‘ne’, madje edhe gjatë kohës së grindjes kanë raporte më të mira dhe lidhje më të suksesshme”, sqaron Benxhamin Sajder, udhëheqës i studimit.

 

Jini të afërt me miqtë e të tij/saj

Kjo nuk nënkupton që jeni të mirë ndaj miqve më të afërt të tij/saj, sepse kjo gjë nënkuptohet. Shkencëtarët këshillojnë se duhet të njihni dhe të jeni të afërt me kolegët e afërt të punës së partnerit, me djemtë me të cilët luan futboll… “Përfshijeni partnerin martesor në jetën tuaj sociale, sepse kjo gjë është me rëndësi, sikur edhe prezantimi para prindërve”, këshillon profesori i psikologjisë, Kenet Leonard.

Mbajeni romantikën në dhomën e fjetjes

E fundit, por jo me më së paku rëndësi – mbetni intimë në shtrat.

Studimet kanë zbuluar se shumë çifte në martesë, pas një kohe të caktuar, thjesht e humbin dëshirën për seks dhe nuk është thjesht të kthehesh në periudhat e mëparshme me plot pasion. Por, është vërtetuar se sa më shpesh ta bëni “atë”, do ta dëshironi “atë” edhe më tepër.

SHPËRNDAJE