Rezultati i ndeshjes së parë ishte vendimtar për AC Milan, i cili kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë barazuan pa gola në udhëtim ndaj Tottenhamit, rezultat ky që e kualifikoi tutje.

Kjo pasi që në Itali, Milan kishte shënuar fitore minimale 1:0, shkruan Gazeta Express.

Tottenhamit iu shuan shpresat në minutën e 77-të kur Romero mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Kësisoj, AC Milan kualifikohet në çerekfinale, ku të premten e 17 marsit do ta kuptojë kundërshtarin.

SHPËRNDAJE