Derisa anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja ka thënë se nesër do të mblidhet Kryesia dhe Këshilli Drejtues i PDK-së, analisti Milaim Zeka ka thënë se do të merret vendim për të hyrë në qeveri.

“Nesër PDK-ja do të merr vendim që të hyjë në qeveri, sepse vendi është në krizë”, ka thënë Zeka në “Debat” të RTK-së.

“Kjo është një e vërtetë se edhe kryetari Veseli nuk ka qenë kundër një qeverie të stabilitetit dhe është njeriu me racional që nga paslufta pasi që ai ishte i pari që pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe e uroi VV-në”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, Veseli edhe në vazhdimësi ka qenë shumë racional.

Buja ka thënë sonte se ai pajtohet për një qeveri të shpëtimit kombëtar, por se kjo varet më shumë nga vendimet e partisë.

Ai në RTK ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Kryesia e partisë dhe më pas edhe Këshilli Drejtues.

Buja ka thënë se në këto dy mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme në këtë kohë të ndjeshme për vendin.

Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur më shumë se çfarë do të diskutohet nesër.

SHPËRNDAJE