Në kampionatin evropian të boksit i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi, po merr pjesë edhe shqiptari Ardijan Azemi, ku sot ka korrur një sukses të jashtzakonshëm duke e mposhtur polakun Jakub Straszeëski.

Azemi në këtë kampionat po merr pjesë me ambicie të shtuara, pasi që është përgatitur maksimalisht për të rrëmbyer titullin kampion.

Nga trainerët, publiku si dhe njohësit e sportit të boksit, kemi mësuar se pritshmërit për talentin shqiptarë Ardijan Azemi janë të jashtëzanonshme, jo vetëm në këtë kompeticion, ku nuk dyshojnë në të, por, ata thonë se Azemi nëse vazhdon me të njejtin ritëm të punës, së shpejti mund ta shohim si njërin ndër protagonistët kryesorë, në ranglistën e boksierëve më të mirë jo vetëm në evropë, por edhe në botë.

Vlenë të theksohet se Azemi është nip i legjendës shqiptare të karatesë, Evner Idrizi e që vlenë ajo shprehja “dardha pikë ndër dardhë”…

SHPËRNDAJE