Presidenti Ilir Meta mbajti fjalën në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i shtetit theksoi se “vazhdojmë ta shohim OKB-në si një instrument shumëpalësh, përmes të cilit ruhet më së miri rendi paqësor ndërkombëtar”.

OKB-ja as nuk ka një jetë të sajën, jashtë vullnetit të anëtarëve të saj, as nuk është imune ndaj ndryshimeve dhe zhvillimeve që ndodhin. OKB-ja është rritur ndërsa bota jonë është bërë gjithnjë e më shumë globale. Demokracia, siguria, çështjet ekonomike, zhvillimet teknologjike dhe Ëorld Ëide Ëeb, çështjet mjedisore dhe shumë të tjera, janë gjithnjë e më shumë të pranishme në axhendën e OKB-së, ashtu siç dominojnë edhe në politikat tona të brendshme. Shqipëria ndan dhe mban përgjegjësinë e saj për të qenë aktive në këtë debat, duke i shtuar e dhënë rëndësi pjesës sonë të rruzullit”, u shpreh Meta

“Ndërsa presim një vendim pozitiv në të ardhmen për të hapur negociatat e pranimit me Bashkim Europian, ne mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara dhe pa vonesë me reformat e brendshme në fusha kyçe. Ne gjithashtu e konsiderojmë përparësinë e Bashkimit Europian për bashkëpunim të hapur rajonal si një politikë të domosdoshme”, shtoi Meta

SHPËRNDAJE